Connect with Us

Vrasja e 350 burrave në Srebrenicë/ Paqeruajtësit holandezë pjesërisht përgjegjës

Aktualitet

Vrasja e 350 burrave në Srebrenicë/ Paqeruajtësit holandezë pjesërisht përgjegjës

Publikuar

-

Gjykata e Lartë e Holandës la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, se Holanda është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e rreth 350 burrave myslimanë të vrarë nga forcat serbe të Bosnjes gjatë masakrës së Srebrenicës në vitin 1995. Në vendimin e vitit 2017, Gjykata e Apelit kishte vënë dukje se nëse meshkujt boshnjakë nuk do të ishin evakuar nga baza ushtarake e paqeruajtësve prej forcave holandeze, shanset e tyre të shpëtimit do të ishin rreth 30 për qind. Gjykata e Lartë në vendimin e sotëm, i ul këto shanse në 10 për qind. Vendimi nxiti reagime nga të afërmit e viktimave.

Në vendimin e gjykatës thuhet se trupat holandeze i evakuan meshkujt nga kampi ushtarak i paqeruajtësve, më 13 korrik të vitit 1995 ndonëse e dinin se ata ishin në rrezik të madh për shkak të forcave serbe të Bosnjes.

“Në këtë mënyrë, batalioni holandez u hoqi mundësinë këtyre refugjatëve meshkuj, që të qëndronin larg duarve të serbëve të Bosnjes. Siç vendosi gjykata e apelit, kjo ishte e gabuar, sepse në atë moment holandezët e dinin se ata ishin në rrezik serioz për t’u keqtrajtuar dhe vrarë dhe se duhej bërë çdo gjë për të parandaluar atë”, tha Kees Streefkerk, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Holandës.

Vendimi i jep fund një beteje të gjatë ligjore të filluar nga një grup familjarësh të viktimave, i njohur si “Nënat e Srebrenicës”, për të mbajtur qeverinë holandeze përgjegjëse për vdekjen e anëtarëve të familjes së tyre në masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të ekzekutuarit ishin në mesin e 5 mijë banorëve të Srebrenicës që ishin strehuar në bazën e paqeruajtësve holandezë. Forcat serbe të Bosnjes komandoheshin nga gjenerali Ratko Mlladiç, i cili u dënua për gjenocid nga një gjykatë e OKB-së për krime të luftës në vitin 2017, për masakrën e Srebrenicës që la 8 mijë burra dhe djem mysliman të vrarë.

Ratko Mlladiç e ka apeluar vendimin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u jep mundësi familjarëve të viktimave të kërkojnë dëmshpërblim financiar nga qeveria holandeze.

“Përgjegjësia e shtetit kufizohet në 10 për qind të dëmeve të pësuara nga familjarët e mbijetuar të këtyre 350 refugjatëve meshkuj. Këta të afërm të mbijetuar mund të kërkojnë kompensim nga shteti”, tha Kees Streefkerk, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Holandës.

Familjarët e viktimave reaguan të zemëruar me vendimin.

“Po dridhem, jam e befasuar. Por nuk do t’i fal kurrë holandezët. Do ta dërgojmë këtë rast në gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut. Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, tha pas vendimit Munira Subasiq, anëtare e organizatës “Nënat e Srebrenicës”.

“Ministria e mbrojtjes së Holandës dhe qeveria e tyre është përgjegjëse për gjenocidin në Srebrenicë. Nuk ka rëndësi 1, 10 apo 100 për qind. Ata janë përgjegjës. Vendimi për 10 për qind është hipokrizi, primitivizëm dhe dobësi e tyre”, tha Kada Hotiq familjare e viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Edhe ish pjestari i batalionit holandez, nuk pajtohet me vendimin e gjykatës.

“Nuk mendoj se është e drejtë. Njerëzit bëjnë gabime sikur dhe batalioni holandez. Duhet ta pranojmë. Jemi njerëz, të gjithë gabojmë. Por të thuash se kam bërë gabim por vetëm 10 për qind, nuk është e drejtë”, thotë veterani i batalionit holandez Remko De Bruijne.

Vendimi i gjykatave holandeze shihet si i rëndësishëm për rolin e trupave paqeruajtëse pasi krijon precedentin e përgjegjësisë që mund të mbajnë qeveritë nëse forcat e tyre paqeruajtëse në kuadër të OKB-së, nuk arrijnë të mbrojnë civilët nga konfliktet e armatosura./voa/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshje të fshehtë me Bashën? Rama: Ndihem shumë i keqardhur

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish kreut të PD, Lulzim Basha, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që sipas të cilit i ishte propozuar pak muaj më parë.

Në një intervistë në Top Channel, Rama është pyetur për këtë marrëveshje të fshehtë ndërsa theksoi se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kreu i Qeverisë u shpreh se ai nuk e shikon politikën në këtë formë dhe i ka bërë thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit dhe jo kundër tij.

“Ndihem shumë i keqardhur që politika bie në nivele të tilla. Epara se nuk e shoh kështu politkën, e dyta unë nuk e kam bërë krurë një gjë të tillë dhe e treta besoj se populli është me i zgjuar se unë dhe i duhet lënë popullit të zgjedh kryeministrin e radhës. Unë ndihme i keqardhur dhe i bëj thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga/ Përplas për vdekje 23 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Lezhë/ Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit pasditën e sotme.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje një 23 vjeçar. I riu ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Autoritet kanë mbërrtiru në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

Publikuar

-

Nga

Samiti Kosovë-Serbi i organizuar nga presidenti i Francës Macron me pjesëmarrjen e kancelares Merkel përfundoi pa marrëveshje për vazhdimin e dialogut. Video-konferenca do të vazhdojë të dielën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kumtuan pas video-samitit të sotëm se të dielën nuk do të vazhdojë dialogu i ngrirë para dy vitesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në vend të takimit të organizuar nga Miroslav Lajçak, ditën e dielë kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë do të vazhdojnë konsultimet përmes një video-konference me presidentin Macron dhe kancelaren Merkel. Ndërsa takimi i parashikuar të mbahet me datën 12 korrik në Bruksel është shtyrë për datën më 16 korrik.

“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik”, thuhet në komunikatën përbashkët të kancelares Merkel dhe presidentit Macron.
Hoti: Serbia nuk është e interesuar për normalizim

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi pas video-samitit se “marrëdhëniet me Serbinë mbeten për Kosovën një çështje shqetësuese”. Hoti tha se prej vitit 2011 janë arritur shumë marrëvveshje. Ndërsa ato që janë zbatuar “kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet”.

”Që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera”, theksoi Hoti. Praktikat e tilla të dëmshme, sipas tij, dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. “Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, pohon Hoti.

Vuçiç: Bisedime tepër të rënda
Presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se bisedimet e sotme kanë qenë tepër të rënda. Serbia ishte e vetmja që kishte qëndrime të kundërta me pjesëmarrësit tjerë të bisedimeve. “Gjermania dhe Franca do të dalin me kumtesë të përbashkët dhe me qëndrime të kundërta, pasi nuk jemi pajtuar”, thesoi Vuçiç.

Presidenti serb tha se pala shqiptare ëhstë paraqitur me një “listë të dëshirave”, sepse Serbia nuk pranon urdhëra dhe ultimatume.

“Prishtina kërkon ruajtjen e integritetit territorial, ruajtjen e Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Kosovës, njohjen mes dy vendeve, e jo një model si dy Gjermanistë, pranim në OKB dhe njohje nga vendet tjer atë BE. E më pas duan të hapin edhe çështjen e të zhdukurve dhe dëmeve të luftës”, theksoi Vuçiç duke shtuar se bisedimet e tilla janë të pakuptimta.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjithë hapat për përmirësimin e pozitës së popullit tonë, lëvizjen e njerëzve, por nuk pranojmë ultimatume”, theksoi Vuçiç./DW

LEXO TE PLOTE