Connect with Us

Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës

Aktualitet

Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha nuk heq dorë nga vesi i tij, për të gënjyer dhe mashtruar demokratët.

Në shkurt të vitit 2017, opozita më në krye Lulzim Bashën, u ngujua në çadër, duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do çonte vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Lulzim Basha deklaronte në atë kohë se nuk do të tërhiqeshin nga protestat, deri kur të arrihet kauza e tyre.

“Ky është fillimi i një lëvizje popullore. Në dorë e kanë qytetarët. Largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.”-deklaronte në atë kohë Basha.

Por, rreth tre muaj më pas, Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët, për Ramën dhe PD hyri në zgjedhje. Në 17 maj 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me kryeministrin Rama, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike.

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit
                                           Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Por, pas kësaj marrëveshje, fitoi familja e Bashës, e cila mori 16 milion eurot për shembjen e pallatit të vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë.

Lulzim Basha tradhëtoi kuksianët, duke e kaluar në heshtje vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, edhe pse më parë ishte betuar e stërbetuar se nuk do ta lejonte apo se do t’i vinte minat.

Lulzim Basha tradhëtoi edhe artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në prill të këtij viti, Basha në një prononcim për mediat nga Shkodra, u shpreh se nuk do të lejojnë që të shembet Teatri dhe se do të mbrojnë me gjak nëse do të jetë e nevojshme.

“Me Teatrin Kombëtar në Tiranë i them se nuk ka për t’ia dalë, nuk ka për ta shembur dot, do të jetë një betejë dhembë për dhembë, do ta mbrojmë me gjak po të jetë e nevojshme” tha ai.

Por, duke mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha i dhuroi Erion Veliajt jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe Këshillin Bashkiak dhe sot vijon zbrazja e Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugën shembjes së tij.

Lulzim Basha gënjeu edhe kur tha se “nuk do të kishte më kurrë bashkëpunim me LSI-në, apo siç e cilësonte Lulzim

Basha gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2017-ës, partia e shushunjave, që i pi gjakun shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Cili është mesazhi që i ka çuar Rama-Bashës?!

Por, çfarë ndodhi? Sot Lulzim Basha është në aleancë me kryetaren e partisë së shushunjave, Monika Kryemadhin, ndërsa ish-kryetarin, presidentin Ilir Meta e ka shpallur hero.

“Kjo është pjesë e vendosmërisë time të shprehur prej 4 vjetësh si kryetar i opozitës. Demokratët e Shqipërisë kurrë më të mos kenë dyshim që unë, si kryetar i Partisë do të  bëj ndonjë pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës me idenë se ne do jemi prapë në pushtet.

Sot dua t’i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,” deklaronte Basha, në emsionin Dritare, në 12 qershor 2017.

Kur Basha i vërsulej LSI-së, pas marrëveshjes me Ramën

Kur Basha i vërsulej LSI-së, pas marrëveshjes me Ramën

Gepostet von CNA.al City News Albania am Freitag, 17. Mai 2019

Tashmë jemi në të njëjtën situatë të dy viteve më parë, por ka vetëm një ndryshim.

Nëse dy vite më parë, Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët duke bërë marrëveshje me Ramën, tani Luli i ka tradhëtuar ata duke bërë marrëveshje me LSI-në.

Por, Basha ka gënjyer të gjithë shqiptarët se do ta rrëzonte Edi Ramën, se zgjedhje në 30 qershor nuk do të kishte.

“Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor”, është fjalia e thënë dhe e stërthënë në pesë muaj nga Lulzim Basha, në deklarata për mediat, në protestat e opozitës, i ftuar në emsione, por në fakt zgjedhjet u bënë, Lulzim Basha i dha në tavolinë kryeministrit 61 bashkitë, dhe Rama vijon të qeverisë dhe të rrjepë i qetë shqiptarët.

Por, vijmë në vitin 2019, ku duket se ka një përsëritje të situatës së dy viteve më parë.

Në 16 shkurt opozita zhvilloi një protestë kombëtare. Pas kësaj Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet e deputetëve dhe zhvilloi edhe 10 protesta kombëtare, ku ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje, se Rama ka rënë, por në fakt zgjedhjet u bënë dhe Rama vijon të jetë kryeministër, edhe pse Basha në imagjinatën e tij e ka rrëzuar të paktën 10 herë deri tani.

Në fakt ky është Lulzim Basha, i paafti gënjeshtar që nuk vlen aspak për opozitar, por ngelet thjeshtë ortaku i Edi Ramës dhe pazarxhiu i oligarkëve.

Më poshtë sjellim vetëm disa nga rastet kur Lulzim Basha është shprehur i vendosur se “Zgjedhje në 30 qershor” nuk do të ketë./ CNA.al




Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Deklaratat për ngjarjen e Bularatit/ Deputeti degjeneron Ramën

LEXO EDHE:  Padia ndaj Ramës/ Zbardhet vendimi i gjykatës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Video-“Mashtroi dhe dhunoi shqiptarët”/ Basha akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Padia ndaj Ramës/ Zbardhet vendimi i gjykatës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: