LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thonj të dobet? Ja çfarë po i shkatërron ato dhe si t'i mbroni

19 Korrik 2019, 12:25, Aktualitet CNA
Thonj të dobet? Ja çfarë po i shkatërron ato dhe si

Shumë njerëz në botë vuajnë nga thonjtë e dobët dhe që thyhen shpesh dhe ndonjëherë nuk kuptohet arsyeja.

Por së fundmi sipas ekspertëve larja e shpeshtë e duarve po jua shkatërron ato. Ekspozimi  ndaj ujit do t?i gjejë ato të pambrojtura dhe kështu ata do të thithin ujin duke e bërë thoin të zgjerohet.

Më pas, kur thoi thahet, ai tkurret dhe mund të bëhet më i thyeshëm se më parë. Për të shmangur këtë, përpiquni që çdo herë t?i lyeni ata me një bazë manikyri edhe nëse nuk keni kohë për manikyr.

Sigurisht, nëse doni që për pak kohë thonjtë tuaj të qëndrojnë natyralë dhe të marrin frymë lirshëm, lyejini me vaj. Veçanërisht para dushit, kur e dini që duart do të qëndrojnë gjatë në ujë të ngrohtë.  Armiku tjetër i thonjve, ndodhet në kuzhinë, tek detergjentët e enëve, kështu që gjitmonë një palë dorashka me vete!

Lajmet e fundit nga