Connect with Us

“Mbështetja juaj na inkurajon”/ Meta pret në një takim lamtumire Ambasadoren e Sllovenisë

Aktualitet

“Mbështetja juaj na inkurajon”/ Meta pret në një takim lamtumire Ambasadoren e Sllovenisë

Publikuar

-

Presidenti i Republikës  Ilir Meta priti në një takim lamtumire Ambasadoren e Sllovenisë në Shqipëri, Znj. Lea Stançiç.

Presidenti Meta pasi vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.

“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri.” – tha Presidenti Meta.

LEXO EDHE:  "Ngrin" marrëveshja Shqipëri-Greqi/ "Meta heziton të firmosë paktin"

Duke e falenderur për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: “kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Publikuar

-

Nga

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka pretenduar se ka fituar rreth 80 për qind të votave.

Mirëpo këto deklarata kanë nxitur protesta të dhunshme për dy net me radhë, si dhe përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve opozitarë.

Një protestues është vrarë në këto përleshje.

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanouskaya ka thënë të martën se është larguar drejt Lituanisë, për hir të fëmijëve të saj.



“Zgjedhjet as nuk kanë qenë të lira dhe as të drejta”, ka thënë Borrell përmes një deklarate, duke cituar “raporte kredibile” të vëzhguesve të brendshëm, të cilët kanë treguar se procesi zgjedhor nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Grupi anti-Basha nesër takim në Durrës

LEXO EDHE:  Grupi anti-Basha nesër takim në Durrës

“Autoritetet shtetërore kanë përdorur dhunë të papranueshme dhe joproporcionale… mijëra persona janë ndaluar dhe shtypja është rritur ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Borrell ka thënë se blloku evropian, në kuadër të procesit të rishikimit të marrëdhënieve me Bjellorusinë, mund të marrë masa “kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën, arrestimet e paarsyetuara dhe rezultatet zgjedhore”, ndonëse nuk ka dhënë hollësi.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë menjëherë personat e ndaluar./ REL

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në datat, 12 dhe 14 gusht në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

“Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

LEXO EDHE:  Lobon me paratë e taksapaguesve/ Presidenti paguan mbi 500 mijë euro për takimin me Trumpin

LEXO EDHE:  Grupi anti-Basha nesër takim në Durrës

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:



12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në Korçë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:06 dhe kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.



Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra larg nga Korça dhe 115 kilometra larg nga Tirana, ndërsa ishte me thellësi 2 kilometra.

LEXO EDHE:  Meta takon ambasadorin e ri çek/Potenciale në fushat e bujqësisë dhe turizmit

LEXO EDHE:  Meta publikon videon/ Ja merr këngës dhe valles

Nga informacionet praprake, nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE