LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

19 Korrik 2019, 10:13, Aktualitet CNA
"Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat foli sot përsëri lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Vasili tha se zgjedhjet tashmë duhet të ishin mbyllur pasi edhe atëherë kur Shqpëria nuk i kishte këto kushte që ka sot, zgjedhjet mbylleshin brenda dy ditëve ndërsa në 2019 Qeveria nuk mbyll dot zgjedhjet, ka thën ai.

?Sot, në 2019, shqipëria e Edi Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët i kanë refuzuar këto zgjedhje, ODIHR ka konfirmuar që ka patur votime të një partie të vetme dhe jo zgjedhje, ka konfirmuar datën 13 tetor si datë të ligjshme të zgjedhjeve, siç e ka vendosur presidenti Ilir Meta.

Kjo Qeveri ngriti një task forcë që hedh vallen e hajdutëve dhe bashkë me Komisionin Qendror të Vejdhjeve luajtën tangon që ishte në funksion të vjedhjeve mostruoze të votave.

Pra një shfrenim që kërkon si bazë votime të manipuluara. Refuzojeni Reformën Zgjedhore sa herë që e dëgjoni pasi pengesa është vetëm Edi Rama. Shqipëria nuk do të ngelet kurrë peng e vjedhjes së Edi Ramës. Me votime moniste, rruga për në Bashkimin Europian nuk do të jetë kurrë e hapur,?- ka thënë Vasili për mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga