Connect with Us

I varur nga familja e bashkëjetueses/ Hije dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Velierës

Aktualitet

I varur nga familja e bashkëjetueses/ Hije dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Velierës

Publikuar

-

Ankesat për gjyqtarët e Gjykatave Administrative janë të shumta, nga zvarritja e proceseve deri tek abuzimi i gjyqtarëve me vendimet.

CNA.al do të kalojë në filtër një për të gjithë gjyqtarët e Gjykatave Administrative në vend, duke filluar nga ata që janë bërë objekt në media për zvarrije të proceseve, për shkelje të ligjit, për abuzim me detyrën dhe për korrupsion.

Ergys Gashi, konsiderohet si brezi i ri i gjyqtarëve, duke qenë se i përket ciklit të magjistratëve 2013-2016.

Gashi është gjyqtar në Gjykatës Administrative të Durrësit, por që në fillimet e tij, janë konstatuar shkelje.

Në vitin 2018,  Ministria e Drejtësisë nisi procedurat e verifikimit të ankesës së bërë për procesin “Veliera” në lidhje me gjyqtarin Ergys Gashi.

Për arsye se 60 ditë nga mbyllja e procesit gjyqësor në Gjykatën Aadministrative, gjyqtari Gashi nuk e kishte  zbardhur vendimin për çështjen “Veliera”,  duke shndërruar kështu në një precedent në këtë drejtim.

Ka qenë Bashkia e Durrësit e cila ka ankimuar gjyqtarin Gashi tek Ministria e Drejtësisë.

Më pas kjo e fundit kërkoi hetim nga KLD, por nuk dihet më tej se çfarë ka ndodhur më këtë rast.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së gjyqtarit Ergys Gashi dhe mënyra se se i lëviz paratë, nëpërmjet huave, me të afërmit e tij dhe të bashkëjetueses lë vënd për dyshime.

Është Vettingu që do të kryejë një hetim të mirëfilltë, për të parë nëse e justifikon apo jo pasurinë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 102.7 m2, i ndodhur në Tiranë, ku pjesa e tij takuese është 80 %, me vlerën 111 000 euro.

Çmimi i blerjes u përftua nga shitja e një apartamenti me sipërfaqe 99 m2 i ndodhur në Tiranë në vlerë 78 000 euro. Gjithashtu kursime ( të punës) se prindërve dhe vetë gjyqtarit. Pjesa tjetër prej 20% është në zotërim të bashkëjetueses .

Llogari rrjedhëse në vlerë 30 000 lekë.

Detyrim monetar ndaj një personi të tretë në vlerë 4 900 000 lekë dhe 14 300 euro.

Ka përfituar 3 500 lekë të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm pranë Departamentit Penal të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën mars – qershor 2015.

Ka përfituar bonusin prej 470 000 lekë si kandidat për gjyqtar në vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës, periudha janar – shtator 2015.

Bashkëjetuesja deklaron llogarinë rrjedhëse në vlerë 7 196 lekë.

Bashkëjetuesja deklaron llogarinë rrjedhëse në euro në vlerë 382 lekë.

Bashkëjetuesja deklaron llogarinë e kursimit në vlerë 210 778 lekë.

Bashkëjetuesja deklaron llogarinë në vlerë 170 332 lekë.

Zonja Bejko deklaron llogarinë e kursimit pranë Intesa Sanpaolo bank në vlerë 4 000 lekë.

Bashkëjetuesja deklaron 1 730 514 lekë në depozitën me afat.

Bashkëjetuesja deklaron 150 000 lekë në depozitën me afat..

Bashkëjetuesja zotëron 50% te depozitës më afat në vlerë 1 147 000 lekë.

Bashkëjetuesja zotëron 50% të depozitës më afat në vlerë 1 272 970 lekë.

Bashkëjetuesja zotëron 20% të apartamentit më sipërfaqe 102.7 m2 i ndodhur në Tiranë. Çmimi i blerjes së apartamentit është 111 000 euro.

Bashkëjetuesja zotëron një automjet të llojit Fiat Punto të blerë ne vitin 2008, në vlerë 400 000 lekë.

Bashkëjetuesja ka të ardhura prej 595 000 lekë të punës pranë Intesa Sanpaolo Bank.

Viti 2015 (Deklarata  vjetore)

Subjekti ka deklaruar 110 324 lekë të ardhura nga paga pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ka përfituar 3 500 lekë të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm pranë Departamentit Penal të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën mars – qershor 2015.

Bashkëjetuesja ka përfituar 729 102 lekë të ardhura nga paga.

LEXO EDHE:  Sheiku i Partisë Socialiste/ Deputeti me mbi 30 biznese dhe miliarda lekë

Pakësim me 8 754 lekë të llogarisë ( së pagës) rrjedhëse.

Detyrimin prej 4 900 000 lekë dhe 14 300 euro të pashlyer.

Bashkëjetuesja deklaron pakësime me 29 980 lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës.

Bashkëjetuesja deklaron pakësim me 382 euro të llogarisë së saj në euro.

Bashkëjetuesja deklaron shtim me 5 783 lekë në llogarinë e kursimit.

Bashkëjetuesja deklaron shtim me 30 000 lekë në llogarinë e kursimit.

Bashkëjetuesja deklaron shtim me 1 000 lekë të llogarisë së kursimit pranë Intesa Sanpaolo Bank, formuar me të ardhura nga paga.

Viti 2016

Të ardhura prej 971 748 lekë nga paga pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të ardhura prej 8 257.2 lekë nga të ardhura si pedagog i jashtëm pranë Departamentit Penal të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Bashkëjetuesja ka përfituar 591 794 lekë të ardhura nga paga.

Ka përfituar 54 180.93 lekë interesa të ardhura për vitin 2016 mbi depozitën e mbyllur.

Ka përfituar 26 182.04 lekë interesa të ardhura për vitin 2016 mbi një depozitë.

Ka përfituar 23 462.89 lekë interesa të ardhura për vitin 2016 mbi një depozitë.

Gjyqtari Gashi deklaron një hua të marrë ndaj kunatës  në vlerë 2 100 000 lekë.

Ka marrë një hua në vlerën 300 000 lekë dhe 4 000 euro ndaj vjehrrës.

Deklaron pakësimin e llogarisë rrjedhëse pranë Raiffeisen bank me 6 834.34 lekë.

Bashkëjetuesja deklaron shtim prej 41 860.73 lekë në llogarinë rrjedhëse me të ardhura nga paga pranë Intesa Sanpaolo Bank.

Deklaron shtim prej 77 638.85 lekë në llogarinë e kursimit.

Deklaron pakësim me 143 836.7 lekë në llogarinë e kursimit.

Deklaron pakësim me 952.61 lekë në llogarinë e kursimit.

Ka shtim ne depozitën me afat me vlere 35 399.21 lekë. Shumat e vendosura në depozitë në vitet 2010, 2011 arrijnë 1 372 000 lekë, pjesa e mbetur e balancës aktuale janë interesa bankarë të përfituar.

Deklaron se është pakësuar shuma jashtë depozite më 34.81 lekë në depozitën me afat.

Deklaron se është shtuar më 26 182.04 lekë depozita më afat.

Bashkëjetuesja ka përfituar 3 483 lekë të ardhura si rimbursim të sigurimit të shëndetit pranë shoqërisë së sigurimit Sigal Uniqa Group Austria.

Gjithashtu deklaron disa transaksione që nuk përbëjnë të ardhura por rimbursim të shpenzimeve.

Me datë 28.04.2016 rimbursim në vlerë 1 095.31 lekë nga punëdhënësi për shpenzime të faturuara gabimisht për telefoninë.

Me datë 28.06.2016 derdhje cash prej 3 500 lekë dhe 5 000 lekë nga kunata.

Bashkëjetuesja deklaron derdhje cash në vlerën 400 euro nga nëna e saj për blerje.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse,  shtuar me 50 977 16 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Tiranë, 119  577 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar i Administratives në Durrës  846 650 lekë.

Honorar nga botimi i një artikullu në revistësn “Avokatia”, 6 800 lekë.

Detyrim monetar ndaj kunatës, 1 850 000 lekë pa paguar.

Detyrim monetar ndaj vjehrrës, 300 000 lekë dhe 4 000 euro.

Bashkëjetuesja, Llogari rrjhedhëse pakësuar me 16 350 32 lekë.

Llogari kursimi, shtuar me 86 621 03 lekë.

Llogari kursimi, shtuar me 38 470 29 lekë.

Llogari kursimi, 24 018 39 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 18 012  32 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si gjyqtar i Administratives në Durrës, 962 822 lekë.

Bashkëjetuesja,Llogari rrjedhëse, shtuar me 34’446.08 lekë

Llogari kursimi, shtuar me 90’458.39 lekë.

Llogari kursimi, shtuar me 165’458.97 lekë.

Llogari kursimi, shtuar me 10’602.53 lekë.

Shpjegim: Kreditimet 2’000 lekëshe në Ilogari hidhen automatikisht nga banka, duke u marrë nga tjetër llogari e deklarueses.

Depozitë  me afat, shtuar me 25/77.73 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
3 Komente

3 Comments

  1. t

    19 Korrik, 2019 at 2:04 pm

    Eshte shume i korruptuar,vendi i tij eshte jasht drejtedise dhe per pavijonin psikiattik.Cna do ti beje nder njerrzve duke hulumtuar per kete plehre

  2. tosi

    19 Korrik, 2019 at 2:29 pm

    eshte shume i korruptuar,pervec se i duhet bere nje egzaminim mendor.nuk te jep te drejte po nuk e pagove.vete kam patur nje gjyq me te(per te kundershtuar nje leje ndertimi te dhene nga bashkia durres ne kundershtim me rregullat e urbanstikes)ku jo vetem doli jasht objektit te padise por nuk i mori fare parasysh fare provat tona,vetem se u pagua nga pala e trete.

  3. tosi

    19 Korrik, 2019 at 2:42 pm

    CNA i uroj pune te mbare dhe uroj qe te hulumtoje sa me shume per kete gjyqtar plehre,dhe ka per ti bere nder njerzve nqs me hulumtimet e saj do ndihmoje vetigun per te nxjerre jasht drjtesise kete moster

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e vëllait të Bashës/ Frikë nga Vettingu i pasurisë së Lulit

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e 6 kryepolicëve në vend/ Ja kush është më i pasuri

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Dorëheqja e vëllait të Bashës/ Frikë nga Vettingu i pasurisë së Lulit

LEXO EDHE:  13 familjet që kanë në dorë gjitha paratë e botës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: