LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Hiq dorë nga photoshop-i"/ Këmba e "çuditshme" e Kylie Jenner i habit të gjithë

19 Korrik 2019, 09:40, Aktualitet CNA
"Hiq dorë nga photoshop-i"/ Këmba e

Pas suksesit që pati me linjën e re të kozmetikës, e cila mban emrin ?Kylie Skin?, Kylie Jenner ka nisur udhëtimin e verës me vajzat e linjës së re, si dhe mikeshën e saj të ngushtë, Anastasia Karanikolaou.

Në postimet e saj në Instagram, 21-vjeçarja miliardere ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pushimet super luksoze, festat e shumta të organizuara dhe gjithçka të detajuar posaçërisht për Kylie-n.

Mirëpo, edhe pse ka nën kontroll gjithçka, Kylie-t i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm në Instagram. Në foton e publikuar me shoqen me saj më të mirë, ku dy vajzat shfaqen me fustane të ngushtë pas trupit, ka një lumë komentesh që e akuzojnë për photoshop.

Në fakt, këmba e shoqes së Kylie-t duket shumë e hollë në foto, gjë që i ka shtyrë ndjekësit t?i kërkojnë 21-vjeçares ta lërë photoshop-in.

?S?mund t?i duroj dot më këto photoshop-ime. Ju jeni të bukura pavarësisht gjithçkaje. Hiq dorë nga photoshop-i.?

?Do të vij ta kontrolloj më vonë këtë, për të parë nëse këmbët e vajzave janë shkarkuar plotësisht.?

?Ky editimi i këmbëve??- janë disa prej komenteve, ndërsa Kylie ende nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këto akuza.

Lajmet e fundit nga