LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Durrësit rishqyrton çështjen/ Zbardhet vendimi për Valbona Sakon

19 Korrik 2019, 11:34, Aktualitet CNA
Gjykata e Durrësit rishqyrton çështjen/ Zbardhet vendimi

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot konfirmimin e mandatit të kryebashkiakes, Valbona Sako, e zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e Partisë Socialiste.

Kujtojmë këtu se vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit refuzoi t?i japë mandatin Sakos, por PS bëri një lëvizje të papritur.

PS një ditë më parë ka depozituar kërkesën për rishqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Durrësit, por me një gjykatës të ri dhe jo me Mimoza Margjekën, që mori vendimin më 17 korrik.

Mësohet se rivlerësimi i çështjes është bërë nga gjyqtari Shpëtim Reka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga