Connect with Us

Foto-“I more shpirtin popullit, o xhaxhi Enver”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Aktualitet

Foto-“I more shpirtin popullit, o xhaxhi Enver”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar rezultatet e aksionit anti-informalitet që ka nisur në të gjithë vendit, për të ndëshkuar bizneset që nuk respektojnë ligjin.

Si pasojë, disa bizneseve u është vënë dryni dhe janë bllokuar nga hetimi tatimor.

Siç duket në foto, bëhet fjalë për një një restorant, për të cilin Rama shkruan se po vuan pasojat e mos lëshimit të kuponit tatimor, ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për këdo që cënon shtetin dhe përkrah informalitetin.

Por, pas këtij postimi të kryeministrit, qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta ndaj Ramës.

“E mira do ishte me hap vende pune jo te mbyllen, se vec pronarit ngelin ne rruge dhe njerzit qe punojne aty. Nuk eshte ndonje arritje e madhe mbyllja e subjekteve se po hane njerezit njeri tjetrin nga papunesia jane shnderruar shqiptaret jane tjetersuar si njerez”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  “Ndjesi neveritëse”/ Olli zbulon gafën e Braçes  

Më tej, një tjetër shkruan “Mirë bëni që luftoni informalitetin, por si thotë populli “gjeni një kalë të ngordhur dhe i hiqni patkonjtë” merruni dhe me të mëdhenj që në mes të sheshit shesin me çmime të kripur birra dhe qofte dhe nuk lëshojnë një kupon tatimor. (Apo Elbar është i yni)”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan se Rama merret me fukarenjtë, ndërsa ata që kanë super hotele nuk merret njeri me ta.

“Merru me fukarejt merru se aty kanë super hotele të bëra me ndimen tënde, pa e lodh hiç kurrizin, s’ju mer asnjë lek. Dhe ju bie në qafë këtyre qe shesin dy makiato edhe ju do dhe 20%. Do ju vijë dita të gjithëve”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar e krahason Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shkruan “ I more shpirtin popullit, o xhaxhi enver , ta fikt zoti rracen”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E diela e “tmerrit”/ Pas plazhit pushuesit me orë të tëra në trafik

Publikuar

-

Nga

Prej 5 orësh me trafik të rënduar/ Bllokohet qarkullimi i makinave në aksin Vlorë-Orikum

Trafiku i rënduar gjatë fundjavave tashmë është kthyer në një pamje ‘krejtësisht normale’ për pushuesit.

Pasditja e së dielës është një ndër ditët kur qytetarët kthehen nga plazhi për në kryeqytet dhe ndeshen më një trafik tejet të rënduar. Sot, tek Shkëmbi i Kavajës radha e automjeteve që kthehen nga plazhi është shumë gjatë.

LEXO EDHE:  PD akuza Ramës për aksidentin në Vlorë/ Lungomarja e kryeministrit është kthyer në gropë vdekjeje

LEXO EDHE:  E quajti “balon tabake”/ Ish-deputetja e PD i kthet keq Ramës: Mësues vizatimi, kam diplomë në ekonomi

Edhe në orët e mëngjesit, ka pasur një trafik të rënduar, i cili nuk është shmangur pavarësisht prezencës së policisë. E njëjta panoramë paraqitete dhe në jug të vendit ku makinat presin me orë të tëra në trafik për të kthyer në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Publikuar

-

Nga

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor nacional Korcë- Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka viktima, por vetëm pasoja materiale.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Publikuar

-

Nga

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.

LEXO EDHE:  Arben Ristani : Kryeministri, i paaftë për të qeverisur

LEXO EDHE:  Ironia e Berishës/ Rama ka marrë fund!

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111 individë./CNA.al

LEXO TE PLOTE