LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

19 Korrik 2019, 13:52, Aktualitet CNA
E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drograve të forta në lokalet e natës.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.P, 44 vjecc., pronar i një lokali.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezultoi se pronari i lokalit shtetasi R.P., kishte përshtatur lokalin për tregtim dhe përdorim të drogave të forta kryesisht Kokainë.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tregtimit të drogave të forta në lokale nate.

Finalizohet operacioni policor “Befasia”, ku gjatë kontrollit është përdorur edhe qeni antidrogë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali që e kishte përshtatur atë për përdorim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike Kokainë, aparate celualare.

Shërbimet e Komisraitit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën ?Medar Shtylla? ndodhej një lokal ku dyshohej se persona të ndryshëm që frekuentonin ketë ambient përdornin lëndë narkotike Kokainë, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në kushtet e flagrancës.

Nga kontrolli i kryer nga ana e punonjësve të policisë, në ambientet e ketij lokali u gjet dhe sekuestrua 1 qese me lënde narkotike e dyshuar Kokainë.

Po nga kontrolli i ushtruar në tavolinat e lokalit, në afërsi të një tavoline është gjetur dhe sekuestruar një qese tjetër me lëndë narkotike Kokainë dhe në një ambient tjetër të këtij lokali është gjetur dhe një fishek luftarak.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezultoi se pronari i lokalit shtetasi R.P., kishte përshtatur lokalin për tregtim dhe përdorim të drogave të forta kryesisht Kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dy punonjës të lokalit për veprën penale ?Moskallëzim krimi? dhe një shtetas tjetër, klienti i lokalit, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.4 gramë kokainë , 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak./CNA.al

TiranëGoditet një tjetër rast i tregtimit të drogave të forta në lokale nate.Finalizohet operacioni policor "Befasia", ku gjatë kontrollit është përdorur edhe qeni antidrogë.Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali që e kishte përshtatur atë për përdorim të lëndëve narkotike.Sekuestrohet lëndë narkotike Kokainë, aparate celualare. Shërbimet e Komisraitit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën ?Medar Shtylla? ndodhej një lokal ku dyshohej se persona të ndryshëm që frekuentonin ketë ambient përdornin lëndë narkotike Kokainë, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në kushtet e flagrancës.Nga kontrolli i kryer nga ana e punonjësve të policisë, në ambientet e ketij lokali u gjet dhe sekuestrua 1 qese me lënde narkotike e dyshuar Kokainë. Po nga kontrolli i ushtruar në tavolinat e lokalit, në afërsi të një tavoline është gjetur dhe sekuestruar një qese tjetër me lëndë narkotike Kokainë dhe në një ambient tjetër të këtij lokali është gjetur dhe një fishek luftarak.Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezultoi se pronari i lokalit shtetasi R.P., kishte përshtatur lokalin për tregtim dhe përdorim të drogave të forta kryesisht Kokainë.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:R. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?, ?Përshtatje e lokalit për përdorim droge? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak?.Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dy punonjës të lokalit për veprën penale ?Moskallëzim krimi? dhe një shtetas tjetër, klienti i lokalit, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.4 gramë kokainë , 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak.Materialet proceduriale do t?i kalojne Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 19. Juli 2019

Lajmet e fundit nga