Connect with Us

Dorëheqja e Haradinaj/ Reagon Agron Duka: Shembullor!

Aktualitet

Dorëheqja e Haradinaj/ Reagon Agron Duka: Shembullor!

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi sot dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit, duke çuar vendin në zgjedhje të parakoshme.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Duka ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një foto takimi më Haradinaj, ndërsa e cilëson këtë vendim si shembullor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Karafila të kuq për 4 viktimat e 21 janarit/ Rama homazhe në bulevard

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë.

Rama vendosi karafila të kuq në vendin ku mbëten të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj qeveria. Më herët kryeministri shpalli 4 viktimat e “21 janarit” “Dëshmorë të Atdheut”.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, para familjarëve të viktimave u shprehse humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime, marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu pa Bashën në zgjedhje/ Nis mbledhjen e firmave për tu regjistruar në KQZ

Publikuar

-

Nga

Mediu pa Bashën në zgjedhje/ Nis mbledhjen e firmave për tu regjistruar në KQZ

Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu duket se është shumë larg.

Kreu i republikanëve përveç listës së kandidatëve po ndërmer edhe hapa të tjerë për të shkuar drejt zgjedhjeve të 25 prillit i vetëm.

Mediu u kobntaktua nga CNA.al dhe u pyet nëse ka nisur punë për të shkuar drejt zgjedhjeve parlamentare, dhe ai pohoi se këto ditë do të nisë me mbledhjen e firmave për tu regjistruar si subjekt politik.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës paralajmëron mosbindjen civile/S’paguaj taksa pas 18 qershorit!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Agron Duka ka një kusht për Edi Ramën

“Këto ditë do të nisim me mbledhjen e firmave”, u shpreh shkurtimisht për CNA.al kreu i PR Fatmir Mediu.

Kjo tregon se Fatmir Mediu nuk do të humbë kohë nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Lulzim Bashën, por do të garojnë të vetëm më 25 prill./CNA.al

https://www.cna.al/2021/01/13/prezantoi-36-kandidatet-mediu-tregon-pse-doli-me-liste-me-vete/

https://www.cna.al/2021/01/13/percahet-opozita-aleati-historik-i-pd-del-me-liste-me-vete/

LEXO TE PLOTE

Politikë

10 vjet nga ngjarja e 21 janarit/ Përmeti: Mos u gënjeni, të tre janë bashkë dhe njësoj

Publikuar

-

Nga

10 vjet nga ngjarja e 21 janarit/ Përmeti: Mos u gënjeni, të tre janë bashkë dhe njësoj

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti ka reaguar për ngjarjen e 10 viteve më parë, ku në 21 janar të vitit 2011 humbën jetën katër qytetarë në protestën e thirruer nga Edi Rama, kundër Ilir Metës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Përmeti u shpreh se ata të tre janë bashkë dhe janë njësoj.

Sipas tij, Lulzim Basha i cili në atë kohë ishte në krye të Ministrisë së Brendshme moralisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos ishte më pjesë e politikës, duke shtuar se jo vetëm që kjo gjë nuk ndodhi, por Basha ka bërë edhe marrëveshje personale me Edi Ramën, personi i cili i nxorri në shesh qytetarët.

Ndërsa duke iu referuar Ilir Metës, Përmeti shprehet se ai ishte arsyeja pse shqiptarët u ngritën në protestë.

Mos u gënje, janë të tre njësoj, janë të tre bashkë!

(21 janar 2011-21 janar 2021)

Mos u gënje: Lulëzim Basha, kryetari i opozitës sot, ishte Ministër i Brëndshëm në 21 janar 2011. Katër qytetarë u vranë në shesh duke protestuar. Moralisht duhej të kishte dhënë doreheqjen dhe sot të ishte jashtë politikës. Faktikisht është pretendent për kryeminister dhe ka bërë dy marrëveshje personale me Edi Ramen, personin i cili i nxorri në shesh qytetarët dhe një marrëveshje me Ilir Meten, personin që qytetaret dolën në shesh për të rrëzuar.

Mos u gënje: Edi Rama, personi që nxorri qytetarët në shesh, në protesten më të dhunshme te 22 viteve te fundit, fitoi karrigen e kryeministrit duke u betuar se do bënte drejtësi për gjakun e të vrarëve. Në 8 vite pushtet absolut jo vetëm nuk beri drejtësi por bashkëqeverisi 4 vite me Ilir Meten, personin për të cilin i nxorri në shesh këta njerëz dhe në fund te 4 vjecarit votoi dhe bëri Ilir Meten president të Shqipërisë. Dhe nuk u mjaftua me bashkëqeverisje por komandantin e grupit të zjarrit te gardes e bëri kryetar bashkie”, shkruan Përmeti.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Agron Duka ka një kusht për Edi Ramën

LEXO EDHE:  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vizitë në Tiranë

Deputeti i Bindjes Demokratike më tej shtoi se Meta ishte personi i cili u kap me zë dhe figurë i përfshirë në korrupsion, duke theksuar se jo vetëm që nuk është dënuar, por vijoi të qëndronte në qeveri, kur bëri koalicion me Ramën.

Mos u genje: Ilir Meta personi i kapur me figurë dhe zë duke kryer korrupsion jo vetëm që nuk është në burg por vazhdoi të qëndronte në qeveri (me partine e tij) mbasi katër qytetare u vranë në protesten per te larguar atë dhe më pas bëri koalicion dhe qeverisi 4 vite pikërisht me Edi Ramen, personin i cili nxorri qytetarët ne shesh per te larguar ate.

Mos u gënje, janë të tre njesoj, janë të tre bashke”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE