Aktualitet
“Do të hetohen ish-ministra dhe ish-drejtorë”/ Kërcënon hapur Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat denoncoi miratimin e koncensionit të rrugës Milot-Balldren si një vjedhje kriminale e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Basha tha ndër të tjera se do të hetohen të gjithë ata që kanë qenë pjesë e hartimit të koncensioneve të tilla korruptive, që nga juristi i thjeshtë e deri te kryeministri Edi Rama.
“Vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike është e vetmja gjë që rritet përditë. Çdo gjë tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje.
Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.
Koncesionet e 2 rrugëve, të miratuar në Landfillin e Republikës, janë ndër grabitjet më spektakolare. Miqve të Ramës u jepen mbi 500 milionë euro.
3 janë formulat kryesore të grabitjes. Për rrugët fryrje e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes, për shërbimet mbulohet rreziku nga buxheti, pasuritë natyrore jepen pa përfitim publik,
4 janë dëmet më të mëdha nga koncesionet dhe kontratat korruptive. Shpërdorim i miliardave nga buxheti, paralizim i buxhetit për dhjetra vite për pagesat, shkatërrim Ikonkurencës, shkatërrim i proceseve politike.
Koncesionet dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë rrezik për sigurinë kombëtare dhe destabilizmin politik.
Qeverisja e Edi Ramës është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Krimi i fuqizuar po kap ekonominë e politikën. Ky do të jetë destabizilimi total i vendit.
Për PD është emergjencë dhe prioritet kombëtar zhdukja e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh.
Që ditën e parë të qeverisjes, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.
Prioriteti ynë do të jetë hetimi i korrupsionit të niveleve të larta, hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike, rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike.
Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja. Do t’i hetohet pasuria nga juristi, tek kryeministri, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.
Askush nuk ka për të shpëtuar. Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë. Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.
PD ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve.
PD po harton disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, që ndalojnë legalizimin e parave të pista dhe detyrojnë zyrtarët të paguajë dëmin nga vendimi korruptiv.
PD po harton një paketë të plotë ligjore për kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Ata nuk do të blejnë dot as një kostum pa u hetuar për burimin e parave.
Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeversjen. Fundi i pandëshkueshëmrisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.
Partnerëve në krim me Edi Ramën, politikanë, zyrtarë, biznesmenë, njerëz të medias, u them hiqni dorë sa nuk është vonë! Ndëshkimi për ju do të jetë i sigurtë!”-ka thënë ndër të tjera Basha./CNA.al
Tironci
19 Korrik, 2019 at 2:02 pm
Si do ti hetoj,ashtu si u hetua afera e Lulit per rrugen e kombit?
O Lul ti sben hajers se je kap vete duke henger corbe te prishur