LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ Çlirim Gjata: Do të vazhdojmë me strategji të reja

19 Korrik 2019, 12:39, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ Çlirim Gjata: Do të vazhdojmë me strategji

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka folur sot nga studio e News 24 lidhur me situatën politike në vend dhe aksionin opozitar.

Gjata tha ndër të tjera se lëvizjet që ka bërë opozita joparlamentare duke protestaur dhe duke djegur mandatet ka bërë që ndërkombëtarët të shikojnë me më shumë vëmendje dhe vërtetësi situatën politike në Shqipëri.

?Mos shikoni deklaratët e ambasadorëve pasi ato janë deklarata burokratike prandaj dhe flasin për stabilitet. Ndryshimi erdhi sepse Qeveritë europiane kanë reaguar sipas raporteve që dorëzonin të deleguarit e tyre, ndërsa djegia e mandateve bëri që pamja të shihej ndryshe. Lëvizja jonë ka ndryshuar imazhin ndërkombëtar dhe i ka dhënë asaj të vërtetën se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Prisni, protestat do vazhdojnë edhe në forma dhe strategji më të fuqishme dhe më konkrete. Ndryshe pritej opozita para gjashtë muajëve ndryshe u pritën në Vjenë. Ne e kmi përqëndryar lëvizjen tonë te Ndërkombëtarët dhe ata kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj qeverisë pasi askush nuk doli të thoshte se këto zgjedhje ishin të rregullta. Po të mos digjeshin mandatet ne do ishim bashkëfajtorë. Kjo është arritja më e madhe që ka bërë opozita.

85% që kanë refuzuar Edi Ramën tregon se çfarë mendon populli, nuk them se kanë votuar për ne,?-ka thënë ndër të tjera Gjata./CNA.al

Lajmet e fundit nga