LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Versace” arreston dy persona të rrezikshëm/ Ja veprat e rënda penale

18 Korrik 2019, 07:58, Aktualitet CNA
“Versace” arreston dy persona të rrezikshëm/ Ja veprat e

Dy persona të rrezikshëm, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, janë arrestuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të një operacioni të koduar ?Versace?.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas policisë, dy personave iu janë sekuestruar edhe armë zjarri, gjatë kohës që janë sekuestruar në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Finalizohet operacioni policor ?VERSACE?. Arrestohehen dy shtetas, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Sekuestrohen tre armë zjarri dhe municion luftarak. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një presoni të kërkuar, kreu i një grupi të strukturuar kriminal dhe pas një pune të mirë organizuar, nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses Operacioni Policor ?VERSACE?, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë; Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë; Operacioni u zhvillua në lagjen ?Demokracia? në Qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë. Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurise ?Arrest në burg? për veprën penale ? Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara? mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake?.

Po kështu shtetasit A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale ?Falsifikimi i kartëmonedhave?, dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?. Në cilësinë e provës matëriale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton. Matërialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake? dhe ?Përkrahja e autorit të krimit?./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga