LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Sekretarit të MB/ Deputeti zbërthen skemën e abuzimit dajë-nip

18 Korrik 2019, 18:40, Aktualitet CNA
Shkarkimi i Sekretarit të MB/ Deputeti zbërthen skemën e abuzimit

Një ditë më parë nëpërmjet një lajmi ekskluzivë CNA.al raportoi shkarkimin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendëshme, Dritan Palnikaj , gjë që u zyrtarizua ditën e sotme. Krahas të tjerëve lidhur me këtë shkarkim “blic” ka reaguar dhe deputeti i listës së PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale Maliqi thekson se kjo është prova që vërteton denoncimin që ai i ka bërë bashkëpunimit në afera koruptive të ish sekretarit Palnikaj, me drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin, i cili është daja i tij.

“Akuzohet Daja, iken nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar nje sahat e me pare”, shkruan Maliqi duke vijuar:
“Te dashur miq! Me shkarkimin nga detyra te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, u provua shqetesimi im nepermjet statusit ne FB diten e djeshme, per lidhje nepotike mes Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, si Daje e nip per zhvillimin e tenderave te burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte ne dorezim. E keqja me e madhe, vazhdon te qendroj i qete ne detyre, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kercenimet, e shkuara e erret, tejkalimi i kopetencave, paaftesia, shantazhimet, privatizimi i detyres, shkaterrimi dhe degradimi qe po i ben sistemit te burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, jane njolla me e zeze e Drejtorit me te paafte qe ka njohur administrata e burgjeve keto tre dekada. Lufta ime per te mbrojtur me te drejte, njerezit e thjeshte qe respektojne ligjin, nuk do ndaloj asnjehere, pasi une mbroj interesat e qytetareve e jo te pushtetareve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardh keto te verteta dhe kush jane klanet mafioze qe bejne keto emerime pa asnje kriter, merite, aftesi por vetem sherbejne si ushtar ndaj ketyre klaneve qe perfitojne nga djersa e popullit dhe shantazhojne administraten e ndershme te shtetit”./CNA.al

Lajmet e fundit nga