LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika në lokal/ Plagoset rëndë 50-vjeçari

18 Korrik 2019, 18:19, Aktualitet CNA
Sherr me thika në lokal/ Plagoset rëndë 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kolonjë.

Mësohet se një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri me thika në lokal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin ?Qafzëz? të Kolonjës.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës në kujdes intensive, ndërsa agresori, i identifikuar me inicialet F.M, është larguar në drejtim të paditur.

Informacion paraprak.

Më datë 18.07.2019, në fshatin Qafëzez, në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ë, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korëës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga