Connect with Us

Nga biznesi me kromin tek pasuritë e patundshme/ Si u pasurua gjyqtari i Administratives

Aktualitet

Nga biznesi me kromin tek pasuritë e patundshme/ Si u pasurua gjyqtari i Administratives

Publikuar

-

Në Janar të këtij viti Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përcaktuar me anë të shortit një listë të re me 36 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët po i nënshtrohen skanimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Në këtë listë bën pjesë edhe Bari Shyti, është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së gjyqtarit Shyti, nga viti 2003 që përkon me deklarimin fillestar deri në vitin 2018.

Në vitin 2003, gjyqtari Shyti ka deklaruar se ka në pronësi një tokë bujqësore të llojit arë, me sipërfaqe totale 5 738 m2 në Bulqizë. Vlera në lekë e tokës është 570 000 lekë.  Gjithashtu ai ka deklaruar se është zotërues në 50 % të një shtëpie banimi me sipërfaqe totale 70 m2 në Bulqizë. Vlera e shtëpisë është 250 000 lekë.

Edhe gjyqtari Shyti, bën pjesë tek kategoria e atyre që marrin dhurata.

Në vitin 2005 ai deklaron se ka marrë dhuratë nga i vëllai 1 200 euro.

Më vonë pasuria e tij është rritur dhe zhvendosur nga Bulqiza në Durrës.

Kështu në vitin 2007, bashkëshortët kanë shpenzuar 1 400 000 lekë për blerjen e një sipërfaqeje banimi prej 32 m2 e ndodhur në Durrës, e paregjistruar në ZVRPP.

Ndërsa në vititn 2010 deklaron se gjysmën e të njëjtës pasuri e ka shitur në shumën 18 500 euro. Shitja është bërë ndaj vëllait të tij, i cili disponon gjysmën tjetër të apartamentit 32 m2.

Në vitin 2008 gjyqtari Shyti deklaron se ka përfituar 21 000 dollarë nga mbledhja dhe shitja e 60 ton mineral – krom në periudhën maj – qershor 2008 në stokun “Erim”.

Ndërsa në vitin 2010, gjyqtari ka pronotuar një apartament më sipërfaqe 107 m2. Nuk e thotë se sa kushtuar në tërësi, por deklaron se ka bërë pagesën e këstit të parë me vlerë 35 000 euro.

Për të paguar apartamentin, ai deklaron se ka marrë 9 000 dollarë hua në datë 01.07.2011 për shlyerjen e këstit të tretë të shtëpisë.

Gjatë 2011 ai deklaron se kanë paguar 2 këste për blerjen e apartamentit, përkatësisht: 25 000 euro në datë 21.01.2011 dhe 10 000 euro në datë 06.07.2011,  në total 35 000 euro.

Po në vitin 2011 ai ka paguar 4 000 dollarë për shlyerje ë huasë së marrë në datë 01.07.2011, ndërsa në vitin  2012 ai deklaron një detyrimin financiar prej 27 500 euro ndaj vëllait të tij.

Në vitin 2014 ai ka shitur apartamentin në Bulqizë në shumën 3 650 000 lekë, ndërsa në vitin 2015 ai thotë se  ka shpenzuar 500 000 lekë për blerjen e një autoveture tip Mercedes Benz marke 203, prodhim i 2003. Ndër të tjera ai deklaron se ka paguar 6 000 euro për  shkollimin e vazjës në Itali.

Më poshtë CNA.al sjell të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Bari Shyti.

Viti 2003

Të ardhura prej 646 527 lekë neto nga paga në pozicionin e gjyqtarit në Rrethin Bulqizë.

Zoti Shyti është zotërues i tokës bujqësore të llojit arë, e ndarë në 2 parcela me sipërfaqe totale 5 738 m2 në Bulqizë. Vlera në lekë e tokës është 570 000 lekë. kjo pronë është përfituar nga ligji 7501 “ Për Tokën”.

Zoti Shyti është zotërues në 50 % të një shtëpie banimi me sipërfaqe totale 70 m2 në Bulqizë. Vlera e shtëpisë është 250 000 lekë. shtëpia është blerë nga të ardhurat e familjes.

Deklaruesi ka depozituar shumën 1 600 000 lekë pranë Tirana Bank me kursime.

Viti 2004

Të ardhura nga paga në vlerën 765 119 lekë.

Ka përfituar 31 465 lekë shpërblim në fund të vitit.

Ka përfituar 96 094 lekë si orë jashtë orarit të punës.

Ka përfituar 100 000 lekë nga interesat bankarë të depozitës pranë Tirana Bank.

Ka kursime cash në vlerën 250 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura prej 832 466 lekë neto nga paga në pozicionin e gjyqtarit.

Zoti Shyti ka përfituar 100 000 lekë interesa bankare nga depozita pranë Tirana Bank(shume e cila i shtohet depozitës.)

Të ardhura prej 40 000 lekë të bashkëshortes nga puna si punonjëse në spitalin Bulqizë, për periudhën 01.10.2005 – 31.12.2005.

Bashkëshortët gjatë 2005 kanë kursyer 450 000 lekë cash nga pagat.

Zoti Shyti ka 1 800 000 lekë të depozituara pranë Tirana Bank (formuar nga depozita fillestare e 2003 të cilës i janë shtuar interesat).

Zoti Shyti ka marrë dhuratë nga i vëllai 1 200 euro të cilat janë tërhequr pranë Ëestern Union.

Viti 2006

Të ardhura nga paga në vlerën 832 466 lekë neto për vitin 2006.

Zoti Shyti ka përfituar 120 000 lekë interesa bankarë të ardhura për shumën 1 900 000 lekë e depozituar në Tirana Bank.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes prej 200 000 lekë pranë spitalit Bulqizë.

Bashkëshortët për 2006 kanë kursime cash në vlerën 400 000 lekë.

Ka shpenzuar 300 000 lekë për blerjen e një autoveture familjare.

Viti 2007

Të ardhura neto prej 832 466 lekë nga paga për vitin 2007 në pozicionin e gjyqtarit.

Bashkëshortja ka përfituar 80 000 lekë si shpërblim Raporti Lindjeje për vitin 2007.

Bashkëshortja ka përfituar 75 000 lekë për 3 muaj punë pranë subjektit privat “ERIM” Sh.p.k.

Shtim në depozitën e deklaruar më parë shuma nga maturimi i interesave për vitin 2007, interes afërsisht 7%. Shuma e depozitës 2 000 000 lekë.

Bashkëshortët kanë shpenzuar 1 400 000 lekë për blerjen e një sipërfaqeje banimi prej 32 m2 e ndodhur në Durrës, e paregjistruar në ZVRPP. Çmimi i blerjes u përftua nga kursimet ndër vite të bashkëshortëve, bashkë me ato të këtij viti prej 300 000 lekë.

Subjekti deklaron shpenzimin e vlerës 260 000 lekë për regjistrimin e autoveturës familjare të deklaruar me parë por të paregjistruar. Taksës së regjistrimit i është shtuar dhe taksa doganore.

Viti 2008

Të ardhura prej 832 466 lekë nga paga.

Subjekti Deklarues për vitin 2008 ka përfituar 142 500 lekë të ardhura nga interesa bankarë për depozitën 2 100 000 lekë. Interesi vjetor 7.5%.

Bashkëshortja ka përfituar rreth 90 000 lekë si pagesë papunësie nga zyrat e punës Bulqizë.

Ka përfituar 21 000 dollarë nga mbledhja dhe shitja e 60 ton mineral – Krom në periudhën maj – qershor 2008 në stokun “Erim” Sh.p.k. ( 1 ton në vlerën 350 dollarë.).

Viti 2009

Të ardhura prej 868 437 lekë neto nga puna në pozicionin e gjyqtarit.

Ka përfituar 160 000 lekë interesa për depozitën 2 300 000 lekë të depozituar pranë Tirana Bank, me interes 7.5%.

Të ardhura prej 45 000 lekë nga paga e bashkëshortes pranë zyrës postare Bulqizë, për periudhën 01.10.2009 – 31.12.2009.

Bashkëshortët kanë kursime cash në vlerën 300 000 lekë nga të ardhurat nga pagat për 2009.

Viti 2010

Deklaruesi ka përfituar 1 200 000 lekë të ardhura nga paga dhe orë shtesë në pozicionin e gjyqtarit.

Zoti shyti ka përfituar 190 000 lekë interesa nga depozita e deklaruar pranë Tirana Bank. Interesat u shtuan depozitës, e cila ka vlerën 3 000 000 lekë.

Bashkëshortja ka përfituar 200 000 lekë pagë pranë zyrës postarë shqiptare në Bulqizë.

Bashkëshortët kanë përfituar 18 500 euro nga shitja e 50% të apartamentit te ndodhur ne lagjen 13, Durrës. Shitja është bere ndaj vëllait të deklaruesit, i cili disponon gjysmën tjetër të apartamentit 32 m2.

Bashkëshortët, përmes Kontratës Paraprakë të Shitblerjes kanë pronotuar një apartament më sipërfaqe 107 m2. Është bërë pagesa e këstit të parë me vlerë 35 000 euro.

Bashkëshortët gjatë vitit 2010 kanë kursyer 500 000 lekë nga pagat.

35 000 euro të shpenzuara nga ana e bashkëshortes si pagesë Kësti për apartamenti sipas Kontratës Paraprake të Shit-Blerjes.

Viti 2011

Të ardhura prej 1 131 000 lekë nga paga si gjyqtar dhe shtese funksioni si kryetar gjykate nga 15.11.2011.

Të ardhura prej 210 000 lekë nga paga e bashkëshortes pranë zyrës postare shqiptare Bulqizë.

Zoti Shyti në datë 20.01.2011 ka bërë tërheqjen e depozitës pranë Tirana Bank. Vlera e Depozitës në këtë datë është 3 015 000 lekë.

Në datë 27.07.2011 ka tërhequr depozitën më vlerë 300 000 lekë pranë Raiffeisen Bank.

Subjekti deklaron kursime për vitin 2011 në vlerën 800 000 lekë dhe për vitin 2010 vlera 200 000 lekë.

Zoti Shyti deklaron se ka marrë 9 000 dollarë hua në datë 01.07.2011 për shlyerjen e këstit të tretë të shtëpisë, huaja është marrë pa interes dhe me afat kthimi 2 vjeçar.

LEXO EDHE:  Shokon Kryemadhi/ “Të hetohen të vdekurit”

Gjatë 2011 bashkëshortët kanë paguar 2 këste për blerjen e apartamentit, përkatësisht: 25 000 euro në datë 21.01.2011; 10 000 euro në datë 06.07.2011. në total 35 000 euro.

Zoti Shyti ka paguar 4 000 dollarë gjatë vitit 2011 për shlyerje të huasë së marrë në datë 01.07.2011. Detyrimi i mbetur për t’u paguar në datë 31.12.2011 është 5 000 dollarë.

Viti 2012

Të ardhura prej 1 308 600 lekë nga paga si gjyqtar plus funksioni shtesë si Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Të ardhura prej 254 000 lekë nga paga e bashkëshortes e punësuar pranë Postës Shqiptare Bulqizë.

Është bërë në vitin 2012 regjistrimi i apartamentit të banimit, 1 plus 1, i ndodhur në Durrës, në ZRPP Durrës në emër të zotit Shyti. Kjo pasuri është krijuar në vitin 2005 si pronë e përbashkët mes deklaruesit dhe të vëllait. Vlera e pasurisë është 2 872 000 lekë.

Zoti Shyti deklaron një detyrimin financiar prej 27 500 euro ndaj vëllait të tij. Ky detyrim vjen për shkak të marrëdhënies së bashkëpronësisë mbi një apartament, 1 plus 1, pushimi, i ndodhur në Durrës, dhe heqja dore e vëllait nga bashkëpronësia. Deklaruesi merr përsipër të kthejë shumën e paguar nga ky i fundit. Afati i shlyerjes është 3 vjet me këst vjetor 10 000 euro sipas deklaratës noteriale të firmosur nga palët.

Zoti Shyti deklaron detyrimin e mbetur prej 5 000 dollarë sipas huasë së marrë në 2011, me afat shlyerje qershor 2013.

Zoti Shyti deklaron se ka marrë në vitin 2012 një hua prej 5 000 euro sipas Kontratës noteriale, me afat shlyerje 28.12.2013.

Gjatë vitin 2012 bashkëshortët kanë kursyer vlerën 1 050 000 lekë të cilat janë përdorur një pjesë për pagim kësti apartamenti dhe pjesa tjetër për pagim borxhesh.

Të ardhura prej 130 000 lekë nga Toka Bujqësore në fshatin Koçaj komuna Fushë – Bulqizë.

Bashkëshortët kanë paguar 10 000 euro këst të fundit për blerjen e apartamentit në Tiranë. Kjo shumë u përftua nga një hua prej 5 000 euro e marrë kundrejt një shtetasi dhe 700 000 lekë kursime te vitit 2012.

Bashkëshortët kanë shpenzuar 350 000 lekë të kursimeve për shlyerje borxhi të marrë sipas deklaratës noteriale të datës 13.07.2012. mbetur pa shlyer në datë 31.12.2012 vlera 2 500 euro.

Viti 2013

Të ardhura prej 1 194 755 lekë neto nga paga në pozicionin e gjyqtarit plus shtesë page për funksionin e kryetarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër në periudhën 01.01.2013 – 04.11.2013.

Të ardhura prej 175 000 lekë neto nga paga në pozicionin e gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për periudhën 04.11.2013 – 31.12.2013.

Zoti Shyti ka përfituar 25 000 lekë interesa nga shuma e depozituar gjatë këtij viti në Raiffeisen Bank.

Të ardhura prej 225 000 lekë nga paga e bashkëshortes si punonjëse pranë Postës Shqiptare Bulqizë.

Bashkëshortja ka përfituar 500 000 lekë si pagesë kësti nga fondi i ish të përndjekurve. Përfituar nga bashkëshortja si trashëgimtare e ish të burgosurit politik (babait të saj).

Bashkëshortët kanë kursyer 1 000 000 lekë nga pagat. 300 000 lekë nga kursimet i kanë depozituar në Raiffeisen Bank në korrik 2013 dhe çdo muaj është depozituar 60 000 lekë nga paga e deklaruesit.

Të ardhura prej 130 000 lekë nga përdorimi i tokës bujqësore në pronësi të deklaruesit në fshatin Koçaj, fushë Bulqizë. Llogaritja është kryer në bazë të përfitimeve nga produktet e mishit, frutave dhe perimeve të realizuara nga puna e bashkëshortëve.

Detyrim ekzistues në vlerën 5 000 dollarë i ardhur nga huamarrja e vitit 2011, ku afati i shlyerjes ishte qershor 2013. Për 2013 nuk është bërë asnjë pagesë.

Zoti Shyti ka paguar 3 500 euro për shlyerje të huasë së marrë në vitin 2012, afati i shlyerjes ka qenë deri në 28.12.2013. Detyrim i mbetur papaguar në 31.12.2013 është vlera 1 500 euro.

Subjekti deklarues ka paguar 3 500 euro për shlyerje të detyrimit financiar i lindur në 2012 nga marrëdhënia e bashkëpronësisë më vëllanë e tij( nga e cila ky i fundit hoqi dorë). Zoti Shyti, sipas deklaratës noteriale e 2012 merr përsipër të kthejë shumën e paguar. Detyrimi i mbetur pa paguar në datë 31.12.2013 është 24 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura prej 1 235 506 lekë nga paga në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Bashkëshortja ka përfituar 83 000 lekë si pagesë papunësie nga shkurtimi i vendit të punës pranë Postës Shqiptare, Bulqizë.

Bashkëshortet kanë përfituar 3 650 000 lekë nga shitja e apartamentin (2 plus 1.) në Bulqizë. Nga çmimi i shitjes janë shpenzuar 3 000 000 lekë për shlyerje borxhi dhe 550 000 lekë për shlyerje totale të borxhit prej 5 000 dollarë i lindur në 2011. Janë kursyer 100 000 lekë të cilat nuk janë shpenzuar deri në 31.12.2014.

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë gjatë 2014 nga të ardhurat nga paga e deklaruesit dhe nga pagesa e papunësisë së bashkëshortes. Këto kursime janë përdorur për të shlyer borxhin ne vlerën 1 500 euro e deklaruar më parë.

Zoti Shyti ka përfituar 70 000 lekë nga lënia në përdorim e tokës bujqësore në pronësi tij në fshatin Koçaj, Komuna Fushë- Bulqizë.

Kursime prej 100 000 lekë nga shitja e apartamentit në Bulqizë. Gjendje në llogarinë Rrjedhëse në Raiffeisen Bank.

Zoti Shyti ka paguar 550 000 lekë për likuidim të huasë së marrë në 2011 duke shlyer plotësisht detyrimin.

Zoti Shyti ka paguar 3 000 000 lekë ( 21 500 euro) për detyrimin financiar i mbetur pa shlyer nga viti 2013 ndaj vëllait. Detyrimi i lindur në 2012 i deklaruar më parë , ka origjinën nga marrëdhënia e bashkëpronësisë për apartamentin më sipërfaqe 64 m2, plazh, Durrës, vëllai hoqi dorë nga bashkëpronsia dhe deklaruesi bën zëvendësim për të drejta dhe detyrime. Mbetur pa shlyer në datë 31.12.2014 shuma 2 500 euro.

Viti 2015

Të ardhura prej 1 253 432 lekë nga paga në pozicionin e gjyqtarit administrativ në Durrës.

Deklaruesi ka përfituar 300 000 lekë nga shitja e një autoveture tip Mercedes Benz, marka 202, vit prodhimi 1994. Shitja është kryer në datë 25.06.2015 sipas kontratës së Shitjes.

Subjekti deklarues ka paguar 100 000 lekë (700 euro) për shlyerje të detyrimit financiar i lindur në 2012 nga marrëdhënia e bashkëpronësisë më vëllanë e tij ( nga e cila ky i fundit hoqi dorë). Detyrimi i mbetur pa paguar në datë 31.12.2015 është 1 800 euro. Për pagesën pjesërisht të këtij detyrimi Zoti Shyti ka përdorur të ardhurat e mbetura nga shitja e apartamentit në Bulqizë.

Zoti Shyti ka kursyer 200 000 lekë nga paga. Paratë u përdorën për blerje autoveture.

Zoti Shyti ka shpenzuar 500 000 lekë për blerjen e një autoveture tip Mercedes Benz marke 203, prodhim i 2003, sipas kontratës së shitjes në datë 11.08.2015.

Viti 2016

Të ardhura prej 1 326 311 lekë nga paga si Gjyqtar administrativ në Durrës për periudhën 01.01.2013 – 15.03.2016, dhe gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë për periudhën 15.03.2016 – 31.12.2016.

Të ardhura prej 120 000 lekë të bashkëshortes si e punësuar pranë Shoqërisë Superbeton Mati për periudhën 01.10.2016 – 31.12.2016.

Llogari rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank në vlerën 627 932 lekë. Vlera është krijuar nga paga si gjyqtar dhe kalimi i shumës 500 000 lekë ë marrë kredi pranë kësaj bankë në llogarinë rrjedhëse.

Zoti Shyti ka marrë në datë 05.08.2016 kredi shumën 1 500 000 lekë principali në Raiffeisen Bank. Kredia është dhënë për një afat 48 muaj, me këst mujor 36 549 lekë. arsyeja e kredisë për pagim të shpenzimeve për studime të fëmijës në Udine Itali.

Detyrim financiar prej 1 800 euro sipas deklaratës së vitit 2012 me vëllanë, pa u shlyer nga viti 2015. Detyrim i deklaruar më parë.

Llogari rrjedhëse në vlerë 6 000 euro në emër të vajzës, Emi Shyti, për të mbuluar shpenzimet e studimeve në Itali. Kjo vlerë monetare i është dhënë nga deklaruesi në gusht 2016.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse, 151 001 lekë.

Overdraft 100 000 lekë.

Llogari në fondin e investimeve në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura si gjyqtar, 1 410 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 200 000 lekë.

Kredi, pa paguar  2 211 000 lekë.

Hua vëllait, 1 800 euro.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse, 151 000  lekë.

Overdraft,  100 000 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 437  251 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 312 000 lekë.

Shpenzime për shkollën e vajzës,  6 000 euro./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

LEXO EDHE:  Manjani deklaratë të fortë kundër Ramës/Ja për çfarë po e përdor Vetting-un

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon një tjetër prokuror

LEXO EDHE:  Vettingu/Fjalët e para të Ramës pas seancës së jashtëzakonshme

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: