LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta sulmon ndërkombëtarët/ Negociatat nuk hapen me qoka

18 Korrik 2019, 10:20, Aktualitet CNA
Meta sulmon ndërkombëtarët/ Negociatat nuk hapen me qoka

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Durrësit, nuk është kursyer edhe ndaj ndërkombëtarëve.

Meta, është shprehur se negociatat për anëtarësimin në BE, nuk hapen me qoka ndërkombëtare.

Ndërsa ka shigjetuar edhe kryeministrin Edi Rama, Meta u shpreh se ?Jam fleksibël nëse 13 tetorin e ka parë ters në filxhan. Ka kohë që e pres me shpresë.

Mund të thonë edhe që gomari fluturon.

Kjo mund të ndodhë në ëndrra por ne e dimë që të paktën në Shqipëri gomarin nuk e kemi parë të fluturojë, por ne jemi vend shqiponjash.

Unë jam fleksibël për ta ndryshuar 13 tetorin, meqë e ka ters. Negociatat nuk hapen me qoka ndërkombëtare. Ata që na e duan të mirën na e kanë thënë hapur.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga