LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza politike/ Basha takim me përfaqësuesit e OSBE

18 Korrik 2019, 15:37, Aktualitet CNA
Kriza politike/ Basha takim me përfaqësuesit e OSBE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet social, se ndodhet në një vizitë në Vjenë ku është takuar me përfaqësuesit e lartë të OSBE për situatën në vend.

Basha shkruan se në këtë takim kanë folur për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës.

?Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve?./CNA.al

Lajmet e fundit nga