LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtaret shqiptare po bëjnë "namin"/ Zbuloni bashkëpunimin ndërkombëtar të radhës

18 Korrik 2019, 13:41, Aktualitet CNA
Këngëtaret shqiptare po bëjnë "namin"/ Zbuloni

Këngëtaret  shqiptare duket se po e përhapin famën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Disa nga shembujt është Dhurata Dora, e cila solli bashkëpunimin e saj me Sooliking, ?Zemër? që theu rekorde shikueshmërie.

Pas kësaj Luana Vjollca erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin e famshëm australian Faydee, i cili gjithashtu është dëgjuar dhe klikuar shumë në kanalin e Youtube.

Genta Ismaili do të sjellë së shpejti një këngë me një nga reperit më të famshëm turk. Ndërsa së fundi është dhe këngëtarja Yllka Kuqi e cila pritet të sjellë një bahskëpunim me dy artistë ndërkombëtar Cengiz Elmas dhe Baby Broën.

Në fotot e publikuara nga ?Prive?, Yllka shfaqet e veshur me një fustan të bardhë mbas trupit, me një stil ekstravagant, ndërsa Cengiz dhe Baby Broën shfaqen të dy me një stil sportiv. Ky bashkëpunim me siguri do të bëjë të mundur njohjen e këngëve tradicionale shqiptare kudo nëpër botë, pasi refreni i saj do të ketë 2 të tilla.

Lajmet e fundit nga