LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Spiropali debaton me Ruçin/ Çfarë nuk u pa nga seanca e Kuvendit

18 Korrik 2019, 10:11, Aktualitet CNA

Kuvendi i Shqipërisë, prej orës 10:00 është vijon seancën plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar.

Por, ndërkohë që vijonë diskutimet sipas rendit të ditës, një detaj që nuk u pa ishte edhe një debat mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, duket se Ruçi është revoltuar me diçka që mund t?i ketë thënë Spiropali dhe ka ngritur dorën, sikur i thotë ?Mjaft?, zëdhënëses së qeverisë.

Nuk kuptohet se për çfarë po diskutojnë, por nga fotot kuptohet se ka pasur një debat të ashpër mes Spiropalit dhe Ruçit.

Për më tepër më poshte sjellim disa foto nga seanca e sotme:/ CNA.al

Lajmet e fundit nga