Connect with Us

Berisha kthehet pas në kohë/ Çfarë tha Soros në vitin 1999

Aktualitet

Berisha kthehet pas në kohë/ Çfarë tha Soros në vitin 1999

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video të George Soros gjatë një fjalimi që ky i fundit ka mbajtur në 1999, ku kritikon ndërkyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

“Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë,”- shkruan ndër të tjera Berisha në rrjetet sociale.

Postimi i Berishës

Maj 1999, Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.
Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herë e kishte përkeqësuar situatën:
“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme”.
“Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë”.
“Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Akuza e rëndë/ Ish-ministri i Ramës i përfshirë në blerjen e votave

LEXO EDHE:  Ironi me Berishën dhe lapsin e Shkullakut

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Izet Haxhisë/ Berisha tregon premtimin e kundërligjshëm që ka bërë Ministria Drejtësisë

LEXO EDHE:  Ironi me Berishën dhe lapsin e Shkullakut

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: