Connect with Us

“30 qershori antikushtetues”/ PD bën lëvizjen e radhës

Aktualitet

“30 qershori antikushtetues”/ PD bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi, ka ankimuar sot në Gjykatë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në cilësinë e kryetares së Shoqatëss së Bashkive të Shqipërisë kryetarja e Ademi u shpreh para mediave se kërkojnë konstatimin si antikushtetues për procesin e 30 qershorit.

“Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një çështje me rëndësi.

Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt cështjen në gjykim.” -u shpreh Ademi.

Ndërsa foli edhe për lirimin ose jo të zyrave ndaj kryebashkiakëve të rinj, të dalë nga procesi i 30 qershorit.

LEXO EDHE:  Parashikimi i Gjergj Bojaxhi/Ja sa vota merr PS, nëse PD nuk hyn në zgjedhje

“Ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Gjithë kryetarët e bashkive i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, një e drejtë e jonë, për të ndërtuar demokracinë mbi bazën e shtetit. Apeloj që çështjet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të pavarur duke mos iu nënshtruar presionit politik. Kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme.” /CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep detaje: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij

Publikuar

-

Nga

Shoqërohet me forcë nga policia avokati Gjergj Neli/ Bashkëshortja: Efektivët e dhunuan

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Sipas policisë, 22-vjeçari është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij me të cilin ishin së bashku për gjah.

“Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.
Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Bulqizë/ Vritet me armë zjarri 23 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Bulqiza, ku një person ka mbetur i vrarë.

Dyshohet se  23 vjeçari me iniciale E.B., është vrarë aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij. Ai është dërguar  i pajetë në spitalin e Bulqizës rreth orës 03:30.

Priten të mësohen më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë, mbi shkaqet dhe motivet.

LEXO EDHE:  Tentativa për grusht shteti/ Burg përjetë për 31 persona

LEXO EDHE:  KQZ publikon shifrat zyrtare/ Ja sa zgjedhës votuan në 30 qershor

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra/ Lajmërohet polarizim i shoqërisë

Publikuar

-

Nga

Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra.

Thellimi i pabarazive në arsim shtron premisat për thellimin e hendekut pasuror në të ardhmen.

Nga të dhënat e INSTAT shihet se në vitin 2019 familjet e pasura, që përfshihen në 20 përqindëshin me të ardhurat më të larta, i kushtuan arsimit gati 7% të shpenzimeve mujore, ndërsa familjet e varfra ato në 20 për qindëshin me të ardhura të ulëta shpenzuan për arsimin vetëm 0.2% të buxhetit mujor.

Nga të dhënat shihet se, shpenzimet e familjeve të “pasura” janë 34 herë më të larta se ato të familjeve të varfra.

Më shumë se mungesa e fondeve, familjet në nivelin e poshtëm të të ardhurave nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur arsimit, përderisa shpenzojmë më shumë nga buxheti i tyre për t’u argëtuar.

Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektivën e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2% të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

LEXO EDHE:  Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

LEXO EDHE:  Nesër zgjedhjet për pushtetin vendor/ Sot Shqipëria në heshtje zgjedhore

Siç shihet nga të dhënat e INSTAT, familjet me të ardhura të larta i kanë rritur shpenzimet për arsim me ritme shumë më të larta se familjet e varfra në dekadën e fundit.

Në vitin 2009, familjet me të ardhura të larta çonin 3.8% të shpenzimeve të tyre mujore për shërbimet arsimore, ndërsa në vitin 2019, ky tregues ishte 6.9%.

Familjet më të varfra në vitin 2009 i dedikuan vetëm 0.1% të buxhetit të tyre mujor shërbimeve arsimore, ndërsa në vitin 2019 ky tregues ishte 0.2%

Në të gjithë botën, arritjet arsimore janë guri i themelit për të ndryshuar perspektiven ekonomike të një vendi, ndërsa barazitë në arsim sigurojnë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të ekonomisë./Monitor

LEXO TE PLOTE