LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voltana Ademi vijon betejën kundër 30 qershorit/ Ja lëvizja e radhës

17 Korrik 2019, 13:21, Aktualitet CNA
Voltana Ademi vijon betejën kundër 30 qershorit/ Ja lëvizja e

Kryebashkiakja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, vijon betejën e saj kundër procesit zgjedhor të 30 qershorit, ndërsa sot ka bërë lëvizjen e radhës.

Ademi ka depozituar sot një padi penale lidhur me procesin në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor, Shkodër.

?Marrja e paligjshme e letërnjoftimeve dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Policisë së shteti janë dy nga çështjet që përmban akuza mbi votimet e paligjshme të 30 Qershorit. Sot jam në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Shkodër,  ndërkohë që në ditët në vijimi  do të presim të shohim atë që do të ndodhë?, tha Ademi, në një prononcim për gazetarët.

Më tej, ajo theksoi se kërkon vetëm që drejtësia të vihet në vend, ndërsa paralajmëroi të tjera zhvillime në ditët në vijim.

?Ajo çfarë ne duam është të shohim drejtësia që të vihet në vend. Zhvillime të tjera priten dhe ne do t?ia lëmë çdo dite të provojë atë që ka ndodhur në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Lejomëni meqënëse jemi në një situatë të tillë, që në një situatë tjetër që ta lëmë për të parë në atë kohë ç?do të ndodhë.?-u shpreh Voltana Ademi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga