Connect with Us

Shkrimtarja shkodrane i “vërsulet” Bashës/ Hap rrugë, mos na humb durimin

Aktualitet

Shkrimtarja shkodrane i “vërsulet” Bashës/ Hap rrugë, mos na humb durimin

Publikuar

-

Shkrimtarja shkodrane, Arjola Zadrima ka reaguar në lidhje me vizitën që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi dy ditë më parë në Shkodër.

Në një mesazh drejtuar Bashës, Zadrima shprehet se kreu i PD-së jeton mbi re.

“Kam frikë se jeton mbi re. Na nuk jenë këtu me të pa sa i bukur dukesh në podium, apo kur ecë nëpër Shkodër që duhet të ndihesh i përkdhelun nëse të respektojnë shkodranët.

Ne na duhet dikush që kupton që ky popull po bahet fukara çdo ditë ma shumë.

Zbathu nganjëherë, shko blej bukën, apo frutat e nitratosuna, merr një rrogë prej 200 € se ndoshta zgjohesh prej kësaj ideologjie litargjike ku ke ra.

Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë”….”-shkruan ndër të tjera Arjola Zadrima.

Reagimi i plotë:

Dy fjalë L.Bashës

Dje kishe kalu nëpër pedonale të Shkodrës dhe njerëzit e ngratë të ndjekin apo të shohin me një fije shpresë.

Po dje çmimi i karburantit mori formë të preme për rritjen e tij , dhe me arrogancën e një të sëmuri psiqik kryeministri kërcënon bizneset e vogla.

Nëse sheh përreth nuk jena zenjina por njerëz hallexhi që ashtu mbarë e mbrapsht po duam me jetu këtu në Shqipni, edhe pse përcjellim njerëzit ma të dashtun dita ditës.

LEXO EDHE:  Foto-Luli nuk i ndahet “dashurisë” së vjetër

Z. Basha ku jetoni?

Na këtu në Shkodër jetojmë dhe çdo ditë përballena me vështirësitë që na ofron ky pushtet i korruptuem.

Do ishte mirë të dilni herë mbas here nga strofulla e rehatisë apo e marrëveshjeve nën hali, ose edhe prej kësaj ideologjie të fjetun që na injektoni.

Populli vlon, populli po ikë, populli e ka refuzuar Ramën, ti nuk na duhesh më na thanë,” bravo, ju lumtë”.

Nëse nuk e din çfarë pozicionit ke atëherë lësho rrugë, më asht neverit termi”oligark”.

Kam frikë se jeton mbi re. Na nuk jenë këtu me të pa sa i bukur dukesh në podium, apo kur ecë nëpër Shkodër që duhet të ndihesh i përkdhelun nëse të respektojnë shkodranët.

Ne na duhet dikush që kupton që ky popull po bahet fukara çdo ditë ma shumë.

Zbathu nganjëherë, shko blej bukën, apo frutat e nitratosuna, merr një rrogë prej 200 € se ndoshta zgjohesh prej kësaj ideologjie litargjike ku ke ra.

Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë”….

Kaq kisha për sot.

Unë jam Arjola Zadrima mbesa e një gjyshi të pushkatuem dhe bija e atij që ishte nën gjurmët e para të demokracisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Publikuar

-

Nga

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Tabaku akuzon qeverinë si përgjegjësja kryesore për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

LEXO EDHE:  Foto-Luli nuk i ndahet “dashurisë” së vjetër

LEXO EDHE:  Kulluri paralajmëron “tërmet” në Shqipëri/ Establishmenti ka marrë goditje të fortë

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat.

Mësohet se një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE