LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti kapet në skandal/ Kandidati Petraq Milo nuk ka aplikuar për KLSH

17 Korrik 2019, 14:43, Aktualitet CNA
Presidenti kapet në skandal/ Kandidati Petraq Milo nuk ka aplikuar për

Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot  profesor Petraq Milon për kryetar të Kontrollit të Shtetit.

Milo është profesor në fushën e ekonomisë, ka një CV të pasur si dhe ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha.

Propozimi i Milos erdhi menjëherë pas takimit të djeshëm mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta, ku u duk  se kreu i PD kishte bërë disa tërheqje.

Së pari për zgjedhjet e 13 Tetorit  dhe së dyti edhe me një hap të hedhur nga Presidenti Meta në lidhje me  propozimin e  Petraq Milos për kreun e KLSH-së, për të marrë një institucion kushtetues.

Fillimisht lëvizja e sotme e Presidentit Meta u interpretua si një ecje  përpara me një marrëveshje, në zbatim të marrëveshjes së mëparshme të Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama me ndërmjetësim të palëve politike dhe ecjen drejt një rruge ligjore institucionale.

Por, breda saj ka një skandal.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta shpalli garën për kreun e KLSH-së vitin që shkoi dhe pasi kaloi afati  i vendosur prej tij, me 2 nëntor 2018  ai shpalli dhe listën me kandidatët potencial për kreun e KLSH-së.

Në listë ishin radhitur 34 kandidatë, por ajo që bie në sy është se emri i Petraq Milos nuk figuron.

Presidenti na tha se do të shpallte nga këta emra kandidatin për kreun e KLSH-së. Prandaj hapi një garë ku aplikuan shumë persona, në bazë të disa kritereve që kërkonte Presidenti, megjithëse  dy emrat e paraqitur më parë nga ai, nuk i përkisnin fushës së ekonomisë për të drejtuar KLSH-në.

Sot, me një lëvizje të menjëhershme Presidenti propozoi një kandidat, i cili nuk kishte aplikuar fare apo nuk ishtë pjesë e listës së shpallur nga Presidenti si kandidat i mundshëm për kreun e KLSH-së.

Ç’ka tregon se dardha e ka bishtin prapa.

Një lëvizje joligjore, kjo, e cila tregon qartë se Presidenti Ilir Meta, sërish po provon.

Por, më shumë se sa pjesë e një loje për marrëveshje, duket se është hedhur çengeli për t’u kapur sërish në një debat tjetër publik me mazhorancën e kryeministrit Rama.

Në, fakt, duket qartë se kjo është një lëvizje antiligjore e Ilir Metës, por që mban erë me lojën e marrëveshjes./CNA.al

Meta propozon për kreun e KLSH-së ish-këshilltarin e Berishës

Lajmet e fundit nga