Connect with Us

Kosova mirëpret zgjedhjen e Ursula von der Leyen presidente të KE

Aktualitet

Kosova mirëpret zgjedhjen e Ursula von der Leyen presidente të KE

Publikuar

-

Kryeministri Ramusha Haradinaj beson se KE, nën udhëheqjen e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane. Zgjedhja përshëndetet edhe nga autoritetet tjera.

Zgjedhja në krye të Komisionit të Bashkimit Evropian e gjermanes Ursula von der Leyen, në Kosovë është pritur jashtëzakonisht mirë. Kjo për faktin që, sipas tyre, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, e njeh shumë mirë Kosovën dhe realitetin në vend dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai “ka besim të plotë që KE nën drejtimin e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.”

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Besoj se KE do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit”, theksoi Haradinaj. Ai është i bindur se zonja Ursula von der Leyen “do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme”. Kryeministri pohon se “Kosova megjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”.

Edhe për shefin e diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, zgjedhja e Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të BE-së, është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin, raporton korespondenti i radios gjermane DW në Kosovë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Më lini të futem pa maskë tek Infektivi”/ Alfred Cako i shkruan Silva Binos pas sulmeve në distancë

Publikuar

-

Nga

"Më lini të futem pa maskë tek Infektivi"/ Alfred Cako i shkruan Silva Binos pas sulmeve në distancë

Ka qenë një deklaratë e konspiracionistit Alfred Cako, që tha se të sëmurët te Infektivi infektohen qëllimisht që ka sjellë edhe një reagim të ashpër nga shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silv Bino. Cako në deklaratën e tij tha se mjekët dhe infermierët mund të kenë marrë lekë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP që të mos japin informacione të sakta, ndërsa shprehet se në shumcën e rasteve respiratorët nuk punojnë. Por shefja e ISHP m anë të një statusi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Cakos, duke i thënë që të shkojë vetë te Infektivi dhe të investigojë. Por, debati nuk është ndalur me kaq, pasi vetë Cako kërkon t’i shkojë deri në fund guximit të tij për të provuar se Covid-19 është sajesë dhe për këtë i ka shkruar mesazh mjekes, ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse. Nuk dihet si do të merret kjo kërkesë nga mjekja Bino, megjithatë në rast lejimi do të ishte rasti i parë që do të thyente protokollin mjekësor brenda spitalit Infektiv.

Mesazhi i botuesit Alfred Cako, drejtuar mjekes Silva Bino

Debati i ditës së shtunë

Statusi i Alfred Cakos:

Mbi informacionin e vertete ndaj CV19! Mediat tona kellira vetem tmerrojne; asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj; do ti keshilloja te gjithe miqte e mij ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one ëay per ne boten tjeter, me shume gjasa; sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente; Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te “te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19” dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2;…. perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem; ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!

Statusi i Silva Binos:

Kur mediat pomovojne idiotsie. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur. Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku. CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas sirianë, në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. V.,  i cili është kapur në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 sirianët.

Po ashtu,  gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

“Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Çfarë pritet të ndodhë me transportin urban/ Shoqata e Transportit merr vendimin nesër

Publikuar

-

Nga

Çfarë pritet të ndodhë me transportin urban/ Shoqata e Transportit merr vendimin nesër

Pas paralajmërimit për mbyllje të aktivitet sërish, Shoqata e Transportit Urban pritet të dalë nesër me një vendim përfundimtar.

Ky paralajmërim erdhi sa pasojë e kushteve të vështira ekonomike shkaktuar nga pandemia.

Edhe pse para pak ditësh rinisën punë, operatorët thanë se kishin pësuar humbje të mëdha pas rinisjes së aktivitetit javën e shkuar.

Ndërsa Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja, deklaroi dje se: Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE