LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kasapi” iu bën “gjëmen” dy hajdutëve/ Zbardhen një sërë vjedhjesh

17 Korrik 2019, 07:08, Aktualitet CNA
“Kasapi” iu bën “gjëmen” dy hajdutëve/

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, ku ka vënë në pranga dy shtetas, të akuzuar për vjedhje.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ?Kasapi?, janë zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Si rezultat janë prangosur 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, si dhe është sekuestruar një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Zbardhen një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Finalizohet operacioni “Kasapi”, i zhvilluar nga Policia e Lezhës dhe ajo e Shijakut.

Arrestohen 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.

Sekuestrohet një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Nga efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, me qëllim evidentimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, pas një punë hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, është finalizuar operacioni “Kasapi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin;
-E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë;

Shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura..

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vjedhja?, në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ?Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ? në ngarkim të shtetasit E.L./ CNA.al

Lajmet e fundit nga