LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi me armë gjahu familjen e tij/ Arrestohet në flagrancë 79-vjeçari

17 Korrik 2019, 11:05, Aktualitet CNA
Kanosi me armë gjahu familjen e tij/ Arrestohet në flagrancë

Policia ka mundur të parandaloj një ngjarje e cila mund të kishte rezultuar fatale për një familje në Kukës.

Pas ndërhyrjes policore është arrestuar 79-vjeçari pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit të tijm duke i kërcënuar se do i vriste dhe armë dhe se do digjte shtëpinë.

Personi i arrestuar në flagrancë është shtetasi me inicialet I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash, Kukës.

Njoftimi i policisë

Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e rëndë brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë 79 – vjeçari, i cili pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta, ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me armë gjahu (çifte), si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë, por falë njoftimit në kohë të policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të Policisë së Zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës shtetasit I.S. duke e vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe ?Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga