LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata i refuzoi mandatin kryebashkiakes së Durrësit/ Reagon Basha

17 Korrik 2019, 12:52, Aktualitet CNA
Gjykata i refuzoi mandatin kryebashkiakes së Durrësit/ Reagon Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, e cila refuzoi t?i japë mandatin kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor, Valbona Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve.

Më tej, ai përshëndet vendimin e Gjykatës së Durrësit, për të cilin thotë se ?sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.?.

Sipas Bashës, ?Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga