Connect with Us

Gjykata e Durrësit nuk njeh 30 qershorin / Reagon ish-kreu i grupit parlamentar të PD

Aktualitet

Gjykata e Durrësit nuk njeh 30 qershorin / Reagon ish-kreu i grupit parlamentar të PD

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Durrësit për të mos njohur, sipas tij, zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Durrësit.

Spaho ka reagaur duke publikuar vendimin e gjykatës të plotë duke mos bërë asnjë koment lidhur me këtyë vendim.

Postimi i plotë i Edmond Spahos

Vendimi i Gjykates se Durresit per te mos njohur zgjedhjet e 30 Qershorit ne Bashkine Durres.

REPUBLIKA E SHQIPERISE
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS ______________________________________________________________________________________________________________
Numri i Ceshtjes : 90103-02201-11-2019 Data e Regjistrimit : 11/07/2019
Numri i Vendimit: 11-2019-4127
Data e Vendimit : 17/07/2019
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS E PËRBËRË NGA:
GJYQTAR: Mimoza Margjeka SEKRETARE: Joana Vargu
Sot më datë 17/07/2019mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile që i përket : Kërkues Valbona Sako, e bija e Simo dhe i x, i datëlindjes 02/11/1970
Objekti:Verifikimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë.
Baza Ligjore:Ligji 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 60, pika 1.
Gjykata pasi analizoi provat shkresore dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi
VEREN :
Faqja 1 nga 5

Vëren:
Se kërkuesja Valbona Sako me datë 11.07.2019, ka paraqitur në Gjykatën e rrethit Gjyqesor Durrës,
kërkesën me objekt: Verifikimin e mandati te Kryetarit te Bashkise Durrës.
Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj dhe prova të kërkesës, Gjykata analizoi juridiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështjeje. Në bazë të nenit 36/1 të K.Pr.C në të cilin parashikohet se: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”’, në rastin konkret, kompetenca e Gjykatës parashikohet në nenin 60 pika 1 e ligjit 139/2015 “ Për Qeverisjen Vendore” në të cilin parashikohet se:
‘Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij’.
Rrethanat e Faktit:
Nga aktet e administruara në dosje, ka rezultuar se, në procesin zgjedhor për organet e qeverisjes vendore në datën 30.06.2019, në garën për Kryetar të Bashkisë Durrës, kanë marrë pjesë 2(dy) kandidatë si më poshtë:
1- Valbona Sakollari, Kandidate e subjektit zgjedhor Partia “Bindja Demokratike”
2- Valbona Sako, Kandidate e Kalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”
Me vendimin nr. 944 datë 05.07.2019 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur:
1. Të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultateve, për zgjedhjet e Kryetarit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës, bashkangjitur këtij vendimi.
2. Të shpallë fituese për Kryetar të Bashkisë Durrës, Znj. Valbona Simo Sako, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca Për Shqipërinë Evropiane”.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë , brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij
vendimi.
Sipas vërtetimit nr. 13473/1 datë 11.07.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se: Pranë KQZ-së nuk është paraqitur asnjë kërkesë ankimore, ndaj vendimit nr. 944 datë 05.07.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Durres dhe shpalljen fitues të znj. Valbona Simo Sako.
Në rrethanat e mësiperme kërkuesja Valbona Sako i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vertetimin e mandatit te Kryetarit të Bashkisë Durrës, sipas nenit 60/1 të ligjit 139/2015 “ Për Qeverisjen Vendore”.
Vlerësimi i Gjykatës:
Procesi Zgjedhor për Organet e Pushtetit vendor, fillon me caktimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikes nëpërmjet Dekretit të tij.
Në neni 92/gj të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, parashikohet se: Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
Sipas neni 21 te Kodit Zgjedhor, “Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të
Presidentit të Republikës.
Në ushtrim të kompetencave kushtetuese (neni 92/gj të Kushtetutes), Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka caktuar datën e zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore me Dekretin e Nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore me date 30.06.2019”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke qenë organi më i lartë shtetëror i përhershëm i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve, në përputhje me rregullat e caktuara në Kodin Zgjedhor, në zbatim të Dekret të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 ka filluar procedurat për organizimin e procesit zgjedhor për
Organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019[1].
Gjykata, në këtë lloj gjykimi ka detyrim ligjor të verifikojë mandatin e Kryetarit të Bashkisë duke analizuar të gjithë procedurë administrative dhe ligjore në rastin konkret (për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Durrës).
Në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 Qershor 2019, për Kryetarë të Bashkinë Durrës, garojnë me kandidatë subjektet si më poshtë:
1. Subjekti zgjedhor Partia “Bindja Demokratike”
2. Subjekti zgjedhor Kalicioni, “Aleanca për Shqiperinë Europiane
Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve (OSCE&ODHIR Republika e Shqipërisë – zgjedhjet vendore, 30 qershor 2019) në deklaratën e gjetjeve dhe përfundimeve paraprake, citon si më poshtë :
“KQZ-ja demonstroi qartazi një qasje gjithëpërfshirëse në regjistrimin e kandidatëve. Ndonëse kjo rriti numrin e garuesve, KQZ-ja e interpretoi ligjin në një mënyrë tejet të gjerë dhe, ndonjëherë
Faqja 2 nga 5

jokonsistente, duke cenuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor më 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm më 25 prill me një
vendim gjykate që mori formë të prerë më 10 maj”[2].
Nisur dhe nga konstatimi në deklaratën e gjetjeve dhe përfundimeve paraprake, të Misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve (OSCE&ODHIR Republika e Shqipërisë – zgjedhjet vendore, 30 qershor 2019), Gjykata verifikoi ligjshmerinë e ( akteve administrative) vendimeve të KQZ- së për rregjistrimin e subjekteve zgjedhore garuese, për mandatin e Kryetarit të Bashkisë Durrës.
Me vendimin nr. 148, datë 11.04. 2019 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur:
Të regjistrojë “Partia Socialiste e Shqipërisë”, kryetar z. Edi Rama, dhe shkronja nistore “PS”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendoretë datës 30 qershor 2019”.
Me vendimin nr 251, date 07.05. 2019 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur:
Të regjistrojë Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,(ASE) si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Me vendimin nr. 230, date 27.04. 2019 Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur:
Të regjistrojë Partinë “Bindja Demokratike”, me kryetar z.Astrit Patozi, dhe shkronja nistore “BD”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendoretë datës 30 qershor 2019”.
Në nenin 9, të Ligjit Nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”, të ndryshuar thuhet se:
1.Regjistrimi i partive politike bëhet në gjykatën e shkallës së parë të rrethit të Tiranës, e cila mban regjistrin e partive politike. Në regjistrin e partive politike shënohet numri rendor i regjistrit, numri i aktit, numri i vendimit gjyqësor, data e shpalljes, dispozitivi i vendimit, emri i plotë i partisë, inicialet e partisë, stema e partisë, përshkrimi i konfiguracionit të vulës, emri i kryetarit, numri I anëtarëve themelues,shënime për ndryshimin e emrit, konfiguracione të vulës ose të kryetarit të partisë, fshirjes apo mbarimit të veprimtarisë së subjektit, data e bërjes së shënimit, emri, si dhe nënshkrimi i nëpunësit kompetent.
2.Partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë.
3.Deri në datën e regjistrimit, themeluesit e partisë mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj, siç janë, sidomos,thirrja e zhvillimi i mbledhjes së themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese, por nuk mund të kryejnë veprimtari si parti politike.
Në nenin 64 te Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, thuhet se:
1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ
:a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqiturkandidatët;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
ç) specimenin e vulës së partisë;
d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë;
dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.
Në nenin 65 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë thuhet se:
1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.
Sipas vendimit nr 148, datë 11.04. 2019 të KQZ-se rezultoi se, regjistrimi i subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqiperise”, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019, është bërë , brenda afatit 70 (shtatëdhjetë) ditor të parashikuar, në nenin 64 të Kodit zgjedhor.
Sipas vendimit nr. 251, datë 07.05. 2019t e KQZ, rezultoi se, regjistrimi i Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,(ASE) si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes vendore, është bërë brenda afatit 60 (gjashtëdhjetë) ditor të parashikuar, në nenin 64 të Kodit zgjedhor.
Gjykata konstaton se, vendimi nr. 230, datë 27.04. 2019 te KQZ-së për regjistrimin si subjekt zgjedhor te Partisë “Bindja Demokratike”, ështe marrë në shkelje të hapur me nenin 64 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 9 të Ligjit “Për Partitë Politike”(ligji material), dhe për rrjedhojë, konstatohet nga gjykata si akt administrativ absolutisht i pavlefshëm[3], sipas neneve 108 dhe 109 të Kodit të Procedurave
Administrative[4].
Në lidhje më këtë konstatim Gjykata arsyeton si më poshtë:
Afati për të paraqitur kërkesë nga partitë politike, është përcaktuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin thuhet se: “Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve”.
– Bazuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor, në zgjedhjet e datës 30.06.2019, afati i fundit për të paraqitur kërkesë nga partite politike, për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ është përcaktuar data 23.04.2019, pasi data 21 si afat i fundit ishte ditë e Shtunë.
-Partia “Bindja Demokratike, me datën 23.04.2019 ka paraqitur kërkesë, pranë KQZ-së, për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të dates 30.06.2019.
-Regjistrimi në Gjykatë i Partisë “Bindja Demokratike” është bërë me vendimin nr 8, datë 25.04.2019 të Gjykates e Rrethit Gjyqesor Tirane,
Faqja 3 nga 5

LEXO EDHE:  “Shyqyr!” Rudina Xhunga tregon reagimin e vajzës kur i ndodh ky problem

vendim i cili ka marrë formë të prerë me datë 10.05.2019.
-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe ka bërë rregjistrimin e kësaj partie si subjekt zgjedhor, me vendimin e sipërcituar në kundërshtim me nenin 64 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin parashikohet se:
2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ
:a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
-Në momentin e paraqitjes së kërkesës “Partia Bindja Demokratike”, nuk kishte fituar akoma personalitetin juridik, pasi në mbeshtetje të nenit 9/2 te ligjit “Per Partite Politike”, “Partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë”. -Gjithashtu Partia ‘Bindja Demokratike”, duke mos qene e rregjistruar në Gjykate, në momentin e paraqitjes së kërkesës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, nuk kishte zotesi juridike për të fituar të drejta dhe për të marrë përsipër detyrime, sikurse është marrja pjesë në zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes vendore të datës 30.06.2019.
-Sa sipër, rezulton se Partia Bindja Demokratike është regjistruar si subjekt zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-s) në shkelje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe nenit 9 të Ligjit “Per Partite Politike”.
-Për raste të ngjashme ka dhe precedentë të mëparshëm, në të cilat KQZ ka rrëzuar kërkesën e subjekteve politike për tu rregjistruar si subjekte zgjedhore dhe për te marre pjese në zgjedhje, pa patur me parë, një vendim Gjykate të formës së prerë për rregjistrimin e tyre në gjykatë. Shembull është vendimi nr. 158 datë 16.04.2015 me anë të të cilit KQZ-ja ka vendosur: Të mos rregjistrojë në zgjedhje Partinë “Shkodra 2015”, për të marrë pjesë në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015 me arsyetimin se:
Vendimi i rregjistrimit në Gjykatë merr formë të prerë jashtë afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor për rregjistrimin e Partive Politike si subjekte zgjedhore.
-Partia “Bindja Demokratike” ështe regjistruar në Gjykatë me datën 25.04.2019, pasi kishte përfunduar afati për rregjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30.06.2019.
Gjykata, duke patur parasysh sa u parashtrua më lart dhe bazuar në nenin 9 të ligjit “Për Partitë Politike”, në nenin 64 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë , në nenet 108, 109 dhe 110 të Kodit të Proçedurave administrative, konstaton si akte absolutisht të pavleshme aktet e mëposhtme:
1- Vendimin nr 230, datë 27.04. 2019 të KQZ-së, Për regjistrimin e subjektit zgjedhor “Partia Bindja Demokratike” për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30.06.2019.
2- Vendimin nr 660, date 27.05.2019 të KQZ-së, Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkia Durrës për Zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 30.06.2019.
3- Vendimin nr 944, datë 05.07.2019 të KQZ-së, Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkise Durres, Qarku Durrës, në zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.
Gjykata pasi analizoi çështjen në tërësi, arriti në përfundimin se, kërkesa e kërkueses Valbona Sako për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës duhet rrëzuar.
[1] Në nenin 21 të Kodit Zgjedhor janë të përcaktuara kompetencat e KQZ-së .
[2] Më 2013-ën dhe 2015-ën, KQZ-ja refuzoi regjistrimin e Partisë Civile të Shqipërisë dhe Partisë Shkodra 2015, të cilat nuk kishin paraqitur vendime të formës së prerë të gjykatës për regjistrimin e tyre si parti politike
[3] Neni 110
Pasojat dhe konstatimi i pavlefshmërisë absolute
1. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk sjell asnjë pasojë juridike, pavarësisht faktit nëse është konstatuar apo jo si i tillë. Ai konsiderohet se nuk ekziston.
[4] Neni 108 i Kodit te Procedurave Administrative. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm
Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm në rastet e mëposhtme:
a) kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me:
i) kompetencën e organit publik;
ii) procedurën e nxjerrjes së tij; ose
iii) formën ose elementë të tjerë të detyrueshëm të aktit;
b) është nxjerrë nëpërmjet mashtrimit, kanosjes, mitmarrjes, konfliktit të interesit, falsifikimit apo një veprimi tjetër që përbën vepër penale; c) ekzekutimi i aktit mund të shkaktojë një veprim të dënueshëm, sipas legjislacionit penal;
ç) në çdo rast tjetër të parashikuar shprehimisht në ligj.
Neni 109
Paligjshmëria e aktit administrativ
Një akt administrativ është i paligjshëm nëse:
d) është në kundërshtim me ligjin material;
Për këto arsye
Baza Ligjore:
Gjykata bazuar ne nenin 60 pika 1 e ligjit 139/2015 “ Per Qeverisjen Vendore”.
VENDOSI:
Faqja 4 nga 5

Vendosi:
VENDOSI:
-Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Valbona Sako për vërtetimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Durrës.
-Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në gjykatën e Apelit Durrës brenda afatit ligjor 5 ditor,afat i cili fillon nga e nesërmja e
komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar. U shpall në Durrës më datë 17.07.2019
SHPENZIMET GJYQESORE
Kërkesëpadia
Taksa Gjyqësore Noterizime Njoftime
Akt ekspertimi Avokat
Gjithsej
0 200 0


0 200
Faqja 5 nga 5
GJYQTAR: Mimoza Margjeka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Balla publikon fotot nga Elbasani/ I përgjigjet akuzave të Spahos

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA reagon për deklaratat e Kryeministrit Rama

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Gjykim i shkurtuar për Dritan Dajtin/ Reagon Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Denar Biba thyen heshtjen pas largimit/Ndryshim kuajsh në mes të lumit!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: