Connect with Us

George Soros ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Aktualitet

George Soros ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

problemi me i madh xhorxh soros

Levizja AntiSoros Për Shqipërinë ka publikuar disa shkrime të publikuara gjatë periudhës së luftës së Kosovës, ku tregohet qartë se si Geroge Soros, ishte në anën e serbëve. Ai kritikonte fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Ndërsa ka përfituar  qindra milionë euro nëpërmjet rrjetit të tij të OJF-ve që pushtuan Kosovën.

Reagimi i plotë
George Soros në kulmin e bombardimeve në ishJugosllavi, akuzonte rëndë NATOn për shkaktarin e krimeve dhe genocidit serb njësoj siç akuzonin gjithë komunistët dhe OJFtë e Soros në Evropë që protestonin çdo ditë kundër bombardimeve! Kjo është një video ekskluzie e Associated Press

Video nga Arkiva e Associated Press e regjistruar në 29 Maj 1999 në kulmin e bombardimeve të NATOs në ishJugosllavi e ripublikuar në Yutube në 7 Prill 2019.

Kush është Soros në të vërtetë në raport me shqiptarët? A është ai miku i shqiptarëve dhe a ka qenë ai në krah të popullit shqiptar të Kosovës në kohën e Genocidit Serb? E vërteta është krejt tjetër! Derisa sa u dorëzua Serbia, George Soros mbante fjalime kundër ndërhyrjes së NATOs dhe kërkonte që rasti kosovar të zgjidhej me paqe nga BE (pra siç zgjidhën rastin e Bosnjes apo konkretisht Srebenicën).

Pas fitores së NATOs Soros ndërroi qëndrim duke u “rrjeshtuar” në palën fituese dhe duke përfituar qindra milionë euro nëpërmjet rrjetit të tij të OJFve që pushtuan Kosovën!

George Soros në atë kohë kur serbët po kryenin spastrim etnik fliste për një Ballkan pa kufij dhe më skandalozja ishte që po i qante hallin Shqipërisë që sipas tij po destablizohej nga bombardimet e NATOs! Soros gjthm ka qenë në anën e serbëve dhe pas 20 vjetësh ai e nxorri kokën si ideatori i ndryshimit të kufijve të Kosovës në favor të Serbisë! Pra ajo fitore me gjak që arritën shqiptarët e Kosovës të humbej në paqe nëpërmjet diversantëve të Soros në Kosovë dhe Shqipëri si Thaçiç, Rama por edhe “i heshturi” Basha!

Më poshtë keni në tekst të përkthyer të gjithë Lajmin e publikuar në 29 Maj 1999 nga Agjencia prestigjioze e Lajmeve Associated Press

“SHBA: FINANCIERI GEORGE SOROS KRITIKON POLITIKËN E NATO-S PËR KOSOVËN
(28 maj 1999) HISTORI

Financuesi ndërkombëtar George Soros ka kritikuar ashpër fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Ai tha se bombardimet kishin çuar në më shumë spastrim etnik në Kosovë, si dhe forcimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe destabilizimin e vendeve fqinje.

Soros bëri vërejtjet gjatë një fjalimi për studentët në një kolegj në Shtetet e Bashkuara. Financuesi ndërkombëtar George Soros përdori një event në Universitetin Johns Hopkins në Uashington D.C. për të kritikuar politikën e NATO-s mbi Kosovën.

Ai u tha studentëve se fushata ajrore kundër Jugosllavisë, e cila filloi më shumë se dy muaj më parë, e kishte bërë situatën edhe më të keqe.
Ai u tha studentëve dhe profesorëve: “Ne kemi arritur pikërisht të kundërtën e asaj që kemi menduar, kemi përshpejtuar spastrimin etnik që kemi kërkuar për të ndaluar. Ne kemi ndihmuar në forcimin e regjimit të Millosheviqit në pushtet dhe ne kemi ndihmuar në krijimin e paqëndrueshmërisë në vendet fqinje të Malit të Zi, Maqedoni dhe Shqipëria, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare, si për shembull marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë se diçka ka shkuar shumë shumë keq dhe ne e gjejmë veten në një situatë pa zgjidhje”.

Ndërsa Soros ishte kritik ndaj politikës në Kosovë, ai tha se SHBA duhej të ishte i gatshëm të reagonte ndaj krizave ndërkombëtare. Dhe ai tha se kur superfuqia u përgjigj, do të duhej të pranonte pasojat, përfshirë viktimat amerikane:
“Ne nuk mund ta bombardojmë botën për ta mbajtur të nënshtruar, por as po kërkoj tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund t’i parandalojmë mizoritë si Kosova, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë arkivolet plot me të vdekur”.

Në vërejtjet për gazetarët pas fjalimit, Soros tha se vendet demokratike duhej të bënin më shumë për të parandaluar konflikte të tilla para se të ndodhnin. Ai tha se një pjesë e zgjidhjes ishte promovimi i konceptit të “shoqërisë së hapur”, në mënyrë që vendet të jenë ekonomikisht të ndërvarura nga njëri tjetri.

George Soros u tha gazetarëve:
“Më pas, duhet të ketë diçka konstruktive, diçka pozitive, në vend që të reagojë vetëm ndaj katastrofave dhe të ndërtojmë një “shoqëri të hapur”, e cila mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku në mënyrë efektive këto vende do të bëhen anëtare virtuale të Bashkimit Evropian. Duhet të punojmë për bashkim doganor, heqjen e kufijve të brendshëm dhe unë jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë të rindërtuar”.

Soros tha se bashkësia ndërkombëtare duhej të investonte në rindërtimin e ekonomisë së Serbisë dhe Kosovës sapo armiqësitë të mbaronin.

Associated Press 28 Maj 1999, Washington, D.C./CNA.al

SOROS NË KOHËN E BOMBARDIMEVE ISHTE KUNDËR NATOS PËR KOSOVËN

29 Maj 1999: George Soros ishte kundër ndërhyrjes së NATOs në Kosovë! Nga Levizja AntiSoros Për ShqipërinëGeorge Soros në kulmin e bombardimeve në ishJugosllavi, akuzonte rëndë NATOn për shkaktarin e krimeve dhe genocidit serb njësoj siç akuzonin gjithë komunistët dhe OJFtë e Soros në Evropë që protestonin çdo ditë kundër bombardimeve! Kjo është një video ekskluzie e Associated PressVideo nga Arkiva e Associated Press e regjistruar në 29 Maj 1999 në kulmin e bombardimeve të NATOs në ishJugosllavi e ripublikuar në Yutube në 7 Prill 2019.Kush është Soros në të vërtetë në raport me shqiptarët? A është ai miku i shqiptarëve dhe a ka qenë ai në krah të popullit shqiptar të Kosovës në kohën e Genocidit Serb? E vërteta është krejt tjetër! Derisa sa u dorëzua Serbia, George Soros mbante fjalime kundër ndërhyrjes së NATOs dhe kërkonte që rasti kosovar të zgjidhej me paqe nga BE (pra siç zgjidhën rastin e Bosnjes apo konkretisht Srebenicën). Pas fitores së NATOs Soros ndërroi qëndrim duke u “rrjeshtuar” në palën fituese dhe duke përfituar qindra milionë euro nëpërmjet rrjetit të tij të OJFve që pushtuan Kosovën! George Soros në atë kohë kur serbët po kryenin spastrim etnik fliste për një Ballkan pa kufij dhe më skandalozja ishte që po i qante hallin Shqipërisë që sipas tij po destablizohej nga bombardimet e NATOs! Soros gjthm ka qenë në anën e serbëve dhe pas 20 vjetësh ai e nxorri kokën si ideatori i ndryshimit të kufijve të Kosovës në favor të Serbisë! Pra ajo fitore me gjak që arritën shqiptarët e Kosovës të humbej në paqe nëpërmjet diversantëve të Soros në Kosovë dhe Shqipëri si Thaçiç, Rama por edhe “i heshturi” Basha!Më poshtë keni në tekst të përkthyer të gjithë Lajmin e publikuar në 29 Maj 1999 nga Agjencia prestigjioze e Lajmeve Associated Press“SHBA: FINANCIERI GEORGE SOROS KRITIKON POLITIKËN E NATO-S PËR KOSOVËN(28 maj 1999) HISTORIFinancuesi ndërkombëtar George Soros ka kritikuar ashpër fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Ai tha se bombardimet kishin çuar në më shumë spastrim etnik në Kosovë, si dhe forcimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe destabilizimin e vendeve fqinje.Soros bëri vërejtjet gjatë një fjalimi për studentët në një kolegj në Shtetet e Bashkuara. Financuesi ndërkombëtar George Soros përdori një event në Universitetin Johns Hopkins në Uashington D.C. për të kritikuar politikën e NATO-s mbi Kosovën.Ai u tha studentëve se fushata ajrore kundër Jugosllavisë, e cila filloi më shumë se dy muaj më parë, e kishte bërë situatën edhe më të keqe.Ai u tha studentëve dhe profesorëve: “Ne kemi arritur pikërisht të kundërtën e asaj që kemi menduar, kemi përshpejtuar spastrimin etnik që kemi kërkuar për të ndaluar. Ne kemi ndihmuar në forcimin e regjimit të Millosheviqit në pushtet dhe ne kemi ndihmuar në krijimin e paqëndrueshmërisë në vendet fqinje të Malit të Zi, Maqedoni dhe Shqipëria, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare, si për shembull marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë se diçka ka shkuar shumë shumë keq dhe ne e gjejmë veten në një situatë pa zgjidhje".Ndërsa Soros ishte kritik ndaj politikës në Kosovë, ai tha se SHBA duhej të ishte i gatshëm të reagonte ndaj krizave ndërkombëtare. Dhe ai tha se kur superfuqia u përgjigj, do të duhej të pranonte pasojat, përfshirë viktimat amerikane: "Ne nuk mund ta bombardojmë botën për ta mbajtur të nënshtruar, por as po kërkoj tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund t'i parandalojmë mizoritë si Kosova, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë arkivolet plot me të vdekur".Në vërejtjet për gazetarët pas fjalimit, Soros tha se vendet demokratike duhej të bënin më shumë për të parandaluar konflikte të tilla para se të ndodhnin. Ai tha se një pjesë e zgjidhjes ishte promovimi i konceptit të "shoqërisë së hapur", në mënyrë që vendet të jenë ekonomikisht të ndërvarura nga njëri tjetri.George Soros u tha gazetarëve:"Më pas, duhet të ketë diçka konstruktive, diçka pozitive, në vend që të reagojë vetëm ndaj katastrofave dhe të ndërtojmë një “shoqëri të hapur”, e cila mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku në mënyrë efektive këto vende do të bëhen anëtare virtuale të Bashkimit Evropian. Duhet të punojmë për bashkim doganor, heqjen e kufijve të brendshëm dhe unë jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë të rindërtuar".Soros tha se bashkësia ndërkombëtare duhej të investonte në rindërtimin e ekonomisë së Serbisë dhe Kosovës sapo armiqësitë të mbaronin.Associated Press 28 Maj 1999, Washington, D.C.

Gepostet von AntiSoros TV Për Shqipërinë am Mittwoch, 17. Juli 2019

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: