LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ëndërroni sikur jeni shtatzënë? Ja kuptimi i saj dhe çfarë thonë ekspertët

17 Korrik 2019, 10:25, Aktualitet CNA
Ëndërroni sikur jeni shtatzënë? Ja kuptimi i saj dhe

Shumë gra dhe vajza “ankohen” shpesh se shikojnë ëndrra sikur janë shtatzënë apo kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe janë frikësuar.Në fakt, ëndrrat nuk janë më shumë se një rrjetë e ngatërruar emocionesh dhe kujtimesh që truri juaj i ka regjistruar. S?ka rëndësi se çfarë ëndërroni, por sesi i interpretoni ëndrrat tuaja. Bebet në ëndërr mund të kenë domethënien e një jete të re, një lidhjeje të re apo çfarëdo gjëje tjetër e re që do të nisë.

Por sipas studimeve të shumta, gjithçka që ju shihni në ëndërr lidhet me trurin tuaj. Lajmi i mirë për të gjitha ato që nuk duan një shtatzëni, është se ëndrrat nuk janë profetike. Me shumë mundësi, shtatzëninë e keni çuar nëpërmend gjatë ditës apo e keni përmendur gjatë një bisede, ndaj ju është shfaqur në ëndërr.

Ëndrra sikur je shtatzënë mund të lidhet me atë çfarë ti mendon për shtatzëninë, dëshirën apo frikën nga ajo.

Nëse ti thellë-thellë dëshiron që të jesh shtatzënë, dëshirat e tua fillojnë të të shfaqen në ëndërr. E njëjta gjë ndodh nëse ti i frikësohesh shtatzënisë. Truri yt e ushqen vazhdimisht frikën ndaj saj, saqë diçka të tillë e sheh edhe në ëndërr.

Ëndrrat mund të lidhen edhe me një kujtim të një shtatzënie të shkuar tënden apo të dikujt tjetër. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe nëse ha një ushqim për të cilin kishe shumë neps në shtatzëni. Automatikisht ndërgjegjia jote është kujtuar për atë kohë dhe mund të ta shfaqë edhe në ëndërr.

Është e mundur që shtatzënia në ëndërr të mos ketë fare lidhje me fëmijët dhe barkun e rrumbullakosur në të vërtetë. Ti mund të jesh duke sjellë në jetë një projekt të ri dhe truri yt e proçeson ndryshe këtë informacion në ëndërr; si një bebush që po vjen në jetë kur në fakt është vetëm një projekt.

Gjithashtu, femrave u ndodh të shohin në ëndërr sikur po ushqejnë një fëmijë me gji dhe kjo mund të ndodhë për shkak se ju po jepni gjithçka në projektin tuaj të ri apo që të arrini një synim që i keni vënë vetes.

Por ne aspektin negativ, kjo mund të shpjegohet si dikush që po ju merr energjitë apo po ju përdor. Kjo mund të jetë një mënyrë sesi truri juaj e koncepton këtë.

Burimi:http://www.dreammoods.com/dreamthemes/pregnancy-dream-symbols.htm

 

Lajmet e fundit nga