Connect with Us

“Do më vrasin si Artan Cukun”/ Gazetarja rrëfen historinë e policit që shteti e hodhi në duart e kriminelëve

Aktualitet

“Do më vrasin si Artan Cukun”/ Gazetarja rrëfen historinë e policit që shteti e hodhi në duart e kriminelëve

Publikuar

-

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, ka ndarë në rrjetet sociale një histori të pazakontë të një oficeri policie.

Hoxha shkruan se Gjergji, i cili në karrierën e tij ka punuar under cover (nën mbulim), sot është hedhur në rrugë nga shteti, ndërsa  ndjehet gjatë gjithë kohës i kërcënuar dhe nën shënjestër nga njerëzit të cilët duan të hakmerren pasi i ka dërguar prapa hekurave.

Gjergji është larguar nga detyra me argumentin  paradoksal. “Për shkurtim të funksionit organik” .

Postimi i plotë

“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për tmë vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete” . Ky është parashikimi I zymtë I Gjergjit , njërit prej agjentëve të infiltruar , një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji , të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjeter sic autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë.

Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover, ose agjent I mbuluar. Dhjetra aksione në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që me pas janë sekuestruar , kriminelë që me pas janë arrestuar. “ më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet te dyte, për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre.

Kur isha I inflitruar sillesha si ata, bëja si I fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta.. , është e vështirë të ta shpjegoj. Kisha një parim , të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin . Kur vinte casti për të blerë ngarkesat, përherë me vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit” Por pavarësisht kontributit , Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal. “Për shkurtim të funksionit organic” . është 33 vjec dhe ka dalë në reform, pasi kishin luajtur ping pong me të, nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tekj hetimi I grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë , pastaj under cover dhe se fundmi ne Kombinat.

LEXO EDHE:  E frikshme/ Fëmijët e rimishëruar tregojnë për jetët e shkuara

Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent under cover. Një agjent I lindur për të qënë I tillë . U spikat që në akademi nga të huajt , mes të cilëve atë dhe disa si ai I trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptar të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Watson, Sean Mcgowan dhe Roderik Mckenzie. E crëndësi ka e gjitha kjo. Gjergji , vetëm 33 vjec ka dalë në reformë,pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por as kjo ska rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet. Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin.

Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft I kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine , ndërsa më pas ulje ngjitjet I pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij por edhe një konflikti në të cilin ai mbeti i plagosur. Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdine e tij si agjent I mbuluar ku pas cdo aksioni ai shikonte rezultatet nga kendi I një të panjohuri . Gjergji këmbendul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë.

Për tu bërë një polic I tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji I doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. I ati, një doktor I njohur në Vlorë e dërgoi djalin e vetëm në Itali, ku Gjergji përfundoi Liceo Classico. Përkundër pritshmërive Gjergji ja tha troc familjes endrrën dhe ambicien e tij. “Enderra ime ka 5 pesë gërma… POLIC ” Ai është zotërues I 3 gjuhëve anglisht, greqisht dhe italisht.

U diplomua shkelqyeshëm. Por kjo ska rëndësi. Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic I mirë. As kjo ska rëndësi Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por kjo ska rëndësi…. Gjergji parashikon se do ta vrasin. Dhe për këtë ka marrë një armë me leje. Se shteti që I shërbeu e ka hedhur lakuriq në duar të kriminelëve që po e kërkojnë. Kjo ka rendesi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë elektrike, arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Dhunoi vajzën dhe ish-gruan/ Në pranga 45-vjeçari

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  HISTORIA – Pse Sokoli dhe Liljana shkëputën marrëdhëniet me Nexhmijen dhe Ilirin?/ Dy episodet që tregojnë ndarjen përfundimtare të familjes Hoxha

LEXO EDHE:  Dhunoi vajzën dhe ish-gruan/ Në pranga 45-vjeçari

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: