LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çelja e negociatave/ Rama: Gati të ulemi në dialog me këdo

17 Korrik 2019, 11:58, Aktualitet CNA
Çelja e negociatave/ Rama: Gati të ulemi në dialog me këdo

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS.

Rama tha ndër të tjera se biseda u përqëndrua në detyrat dhe përgjegjësitë që ka PS duke shtuar se ?duhet të përpiqemi të lexojmë votën dhe pritshmërinë e njerëzve?, ndërsa shtoi për çeljen e negociatave është gati të ulet në dialog me këdo për të mirën e vendit.

?Të përpiqemi të lexojmë votën, pritshmërinë, atë që është baza e një formësimi të një qasje strategjike elektolare.  Diskutimi është lidhur sigurisht me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër.

Diskutimi afat mesëm ka të bëj me zgjedhjet e qershorit 2021, dhe afat shkurtër ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste.

Duhet të reflektojmë për të gjitha institucionet që i janë besuar PS-së.

Kemi bërë një diskutim lidhur me srtategjinë, sepse ne jemi një organizatë që funksionojmë në bazë strategjie, pastaj vijnë edhe lëvizjet taktike.

Kemi dakordësuar të gjithë se është shumës e rëndësishme të ngremë një nivel të ri dialogu, me të gjithë, me qytetarët, me sipërmarrjen, njerëzit e zakonshëm, pavarsisht pindjeve politike, dialogun e brendshëm në parti që do të nisë në kuadër të zgjedhjeve prenda partisë, dialogu me opozitën parlamentare dhe joparlamentare dhe me këdo kur është në të mirë të vendit,”-tha Rama në fjalën e tij.

I pyetur lidhur me dialogun që do t’i shërbejë çeljes së negociatave Rama tha se “Jemi të disponueshëm të ulemi në tryezë me të gjithë për të folur për sfidat e vendit dhe në funksion të Reformës Zgjedhore. Përsa i përket Kushtetutës dhe mandatit tonë qeverisës, këto nuk i kemi për diskutim pasi lidhen me detyrimet tona.?- tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga