Connect with Us

Basha gënjeu kryebashkiakët e opozitës/ Ngelen të gjithë me “gisht në gojë”

Aktualitet

Basha gënjeu kryebashkiakët e opozitës/ Ngelen të gjithë me “gisht në gojë”

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditët e fundit ka zhvilluar takime, kryesisht me bashkitë, ku PD-ja ka qënë drejtuese në katër vitet e kaluara, por edhe në disa bashki të tjera.

Kreu i Republikës së re, pas dështimit pa kushte dhe kapitullimit të tij në 30 qershor, sot ka dalë më zbuluar se kurrë me gënjeshtrat e tij. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë publikisht edhe zyrtariasht kryebashkiaku në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu.

Në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, Xhelal Mziu ka thënë se nuk do të bëjë luftë, nuk do të mbajë peng zyrat. Pra, zyrat do t’i lëshojnë.

Të njëjtën gjë tha pak ditë më parë, edhe një tjetër drejtues lokal i Partisë Demokratike.

Por, mjafton të bësh një tur telefonatash tek kryebashkiakët në detyrë dhe të gjithë nën zë e pranojnë se po do të kryejnë një proces të rregullt. Tek tuk mund të ketë edhe ndonjë kokëfortë që pretendon se nuk e lëshon zyrën në mbrojtje të dekretit të presidentit, por nga ana tjetër të gjitha flasin qartë, “Jemi të gënjyer dhe të zhgënjyer nga Lulzim Basha”.

Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Me 16 shkurt, PD zhvilloi një protestë kombëtare dhe deri më sot ka bërë 10 të tilla. Dogji edhe mandatet e deputetëve dhe gjithçka pretendohet se është bërë në emër të votës së lirë dhe zgjedhjeve të ndershme.

Por, sot kemi përfunduar në atë që Partia Demokratike, Lulzim Basha personalisht, i ka lënë në tavolinë Edi Ramës 61 bashkitë e Shqipërisë. Nga 27 bashki që kishte opozita, sot nuk ka asnjë. Sepse nuk hyri në zgjedhje, me pretekstin se nuk do të kishte zgjedhje në 30 qershor dhe se zgjedhjet ishin nul.

Në këtë lojë hyri edhe presidenti Ilir Meta, i cili dekretoi një datë tjetër, por kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar. Edhe ndërkombëtarët kanë ecur para me 30 qershorin.

Zgjedhjet u zhvilluan dhe kryebashkiakët e djathtë thanë se nuk do t’i lëshonin zyrat, thanë se do të kishin edhe përplasje civile, thanë edhe se ata nuk e njihnin 30 qershorin dhe se zgjedhjet nuk ishin të rregullta, që ishin nul, e të tjera argumenta ligjorë e juridikë, apo komente si të ishin analistë nëpër studio televizive.

Në fakt, një nga një të gjithë po bëhen gati të lirojnë zyrën dhe kjo turpësisht pasi janë gënjyer në mënyrë qesharake dhe tallëse nga Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Mosbindja civile e opozitës nis nga Shkodra/ PD: Do bllokojmë rrugët

Para një jave, Basha i takonte, para dy javësh po ashtu i takoi, e dilte në media e deklaronte “zyrat nuk i lirojmë, zgjedhjet janë nul, ne jemi fitues, e të tjera si këto”. Ndërkohë që para 30 qershorit, disa prej tyre i kërkuan të kandidonin edhe si të pavarur dhe ndoshta kishin për të fituar dhe kishin më shumë garanci, por Lulzim Basha nuk e pranoi këtë opsion të tyre. Por, i lëshoi të gjitha bashkitë në tavolinë.

Basha iu thoshte mos hyni në zgjedhje, s’do ketë zgjedhje, se do bëhen bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare, por zgjedhjet lokale u bënë, zgjedhje paralamentare nuk pati dhe këta janë të detyruar të lëshojnë zyrat. Pra, nuk bëri gjë tjetër veçse i përdori për interesa personale për të ngritur tensionet politike në Shqipëri, të cilat tashmë i ka braktisur dhe ka filluar pushimet. Bëri edhe ndonjë shëtitje në ndonjë bashki apo qytet.

Tani jemi përballë faktit se gjithçka ka ndryshuar. Nga kryebashkiakë që gënjeheshin në çdo sekontë nga Basha, deri në momentin që ata nuk rikandiduan dhe nuk u futën në garë, ata tashmë janë thjeshtë ish-kryebashkiake që do të dorëzojnë një e më një zyrat sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Pra, e gjithë skema e Lulzim Bashës dhe gjithçka ka ndodhur ka qënë një mashtrim dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Xhelal Mziu e konfirmoi, kështu edhe shumë të tjerë, nuk do të ketë luftë, zyrat do t’i lëshojnë të gjithë një e nga një.

Lulzim Basha deklaronte se kryebashkiakët do të qëndronin në zyrë se këtë të drejtë ua jep ligji, a thua zyrat i kishte të familjes së tij, të vjehrrit apo të kunatit të tij.

Në fakt, zyrat janë të shtetit, janë të qytetarëve dhe nuk mund t’i mbajë me dhunë as Voltana Ademi, as Xhelal Mziu dhe askusht tjetër. Këtë ata e dinë shumë mirë.

Por, sot më në fund pas disa muajsh  më në fund e kanë kuptuar se Lulzim Basha i gënjeu edhe ata, ashtu siç ka gënjyert të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ata që e kanë besuar apo që e kanë ndjekur nga pas këto gjashtë vite që ka qënë në krye të PD-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    17 Korrik, 2019 at 4:14 pm

    Ku behet fjale më ne kete vend per ligj e rregull

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump “sulmon” Meghan Markle/ S’jam fans i saj, i uroj fat Harryt do të ketë shumë nevojë

Publikuar

-

Nga

Trump “sulmon” Meghan Markle/ S’jam fans i saj, i uroj fat Harryt do të ketë shumë nevojë

Presidenti Donald Trump ka kritikuar Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry regjistruan një video mesazh të interpretuar si pro-Joe Biden.

Princi Harry u kërkoi amerikanëve që të refuzonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet, ndërsa Meghan Markle u tha amerikanëve të votonin ‘vlerat tona’.



Menjëherë reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump duke thënë se asnjëherë nuk e kishte pëlqyer Meghan Markle.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS shpërthen ndaj Bashës/ Duhet të ishte në burg

LEXO EDHE:  Farsa e zgjedhjeve të Bashës/ Lëvizja për Shpëtimin e PD-së, thirrje të fortë demokratëve  

“Unë nuk jam një adhurues i saj”, tha Trump të mërkurën në një pyetje të shtruar nga DailyMail.com. “Mund ta them këtë dhe ndoshta e keni dëgjuar unë i uroj shumë fat Harry sepse ai do të ketë nevojë për të”. Harry dhe Meghan, bënë vërejtjet e tyre vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

EULEX arrreston ish-kreun e inteligjencës së Kosovës për krime lufte

Publikuar

-

Nga

EULEX arrreston ish kreun e inteligjencës së Kosovës për krime lufte

EULEX ka arrrestuar ish-kreun e inteligjencës së Kosovës Sali Mustafa, për krime lufte.

Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i  Ministrisë së  Mbrojtjes, Ibrahim Shala.



Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Pranga dy të rinjve në Korçë

Publikuar

-

Nga

75 pika kontrolli në akset kryesore nacionale/ Arrestohen në flagrancë 24 persona

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll.

LEXO EDHE:  Farsa e zgjedhjeve të Bashës/ Lëvizja për Shpëtimin e PD-së, thirrje të fortë demokratëve  



Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Basha/Ruçi zbulon se çfarë i është ofruar sot PD

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE