LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aplikacioni rus "pushton" rrjetet sociale/Paralajmërojnë ekspertët, ja rreziku që ju kanoset

17 Korrik 2019, 19:05, Aktualitet CNA
Aplikacioni rus "pushton" rrjetet sociale/Paralajmërojnë

Dy ditë më parë një program i quajtur “FaceApp” i cili tregonte si dukeshin njerëzit të plakur, pushtoi rrjetet sociale.Aktualisht është një nga aplikacionet më të shkarkuara për të iOS dhe Android, pasi postimet e #faceappchallenge kanë pushtuar mediat sociale.

Por gjithnjë e më shumë po ngrihen pikëpyetje se sa i sigurt është përdorimi i ?FaceApp??Shqetësimet fokusohen rreth një klauzole të dyshimtë në aplikacionin, i cili mund të hyjë, të ruajë dhe të përdorë imazhe nga kamera, pa lejen tënde.

?FaceApp? është në pronësi të një kompanie, Wireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg pra i përket rusëve. Dhe mos harroni se ?Face App? është në gjendje të ruajë emrin tuaj, të përdoruesit, fotot e madje mund edhe t?i ruajë pasi ta keni fshirë aplikacionin Shumë njerëz janë ankuar në rrjete sociale se në këtë mënyrë jemi duke i dhënë rusëve informacione të të dhënave tona falas.

Lajmet e fundit nga