Connect with Us

“25 fakte nga qindra”/ Artan Fuga demaskon pr.ligjin për Akademinë e Shkencave

Aktualitet

“25 fakte nga qindra”/ Artan Fuga demaskon pr.ligjin për Akademinë e Shkencave

Publikuar

-

Akademiku i njohur Artan Fuga deklaron se projektligji për Akademinë e Shkencave bllokon përfundimisht reformimin e këtij institucioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga thekson se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur as në monizëm.

“Një projektligj që bllokon përfundimisht reformimin e akademisë së shkencave! Dhe ata e kanë hallin se përse Presidenti i republikës nuk pranoi të pranonte zgjedhje të paligjshme!!!”, shkruan Akademiku.

Më tej, ai vijon me akuza të forta, teksa shprehet se po kalojnë një organigramë të Akademisë së Shkencave me nja 22 punonjës administrate dhe pa asnjë punonjës shkencor, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ndodhte as në monizëm.

“Se kjo administratë është ndofta më e madhe sesa kur akademia e shkencave në kohën e monizmit kishte nën vartësinë e saj ndofta nja dhjetë institute shkencore e kërkimore”, vijon Fuga.

Postimi i plotë:

Një projektligj që bllokon përfundimisht reformimin e akademisë së shkencave!

25 fakte nga qindra !

Dhe ata e kanë hallin se përse Presidenti i republikës nuk pranoi zgjedhje të paligjshme!!!

A e dini se :

A e dini se këta po propozojnë dhe po kalojnë një organigramë të akademisë së shkencave me nja 22 punonjës administrate dhe pa asnjë punonjës shkencor atje !

A e dini se kjo administratë është ndofta më e madhe sesa kur akademia e shkencave në kohën e monizmit kishte nën vartësinë e saj ndofta nja dhjetë institute shkencore e kërkimore!

A e dini se më shumë se trecereku i akademikëve ose janë pensionista ose punojnë në zyra ku nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe kërkimin shkencor!

A e dini se për cdo pesë a gjashtë antarë akademie ka një prej tyre që punon në administratën e akademisë së shkencave!

A e dini se kostua reale e një kopje libri që boton akademia e shkencave shkon nga 200.000 deri 300.00 lekë të vjetra!

A e dini se shumica e librave që botohen blihen vetëm në 20 deri 30 kopje ndonëse botohen nga 400 e 500 kopje!

A e dini se revista e studimeve albanologjike që duhej të botonte akademia e shkencave, më kryesorja, ka vite që nuk del më!

A e dini se 90 përqind e librave që hyjnë në fondin e bibliotekës së akademisë së shkencave nuk i lexon askush!

A e dini se akademia e shkencave e Shqipërisë nuk ka pothuajse asnjë marrëveshje konkrete dhe efikase bashkëpunimi me ndonjë akademi shkencash të ndonjë vendi perëndimor!

A e dini se mbi trecereku i artikujve shkencorë që raporton akademia e shkencave janë raportuar më parë nga institucione të tjera, pra ka raportim dyfish!

LEXO EDHE:  Pazari i fjalëve

A e dini se akademia e shkencave nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi efikase me asnjë nga universitetet publike ose private shqiptare!

A e dini se akademia e shkencave nuk ka asnjë studim ose raport mbi gjendjen e kërkimit shkencor në vend, mbi numrin dhe statusin e kërkuesit shkencor, asnjë strategji për kërkimin shkencor në vend!

A e dini se projektligji i ri që po shkon në Kuvend për t’u kthyer në ligj nuk sjell asnjë hap reformues në akademinë e shkencave në krahasim me ligjin e vjetër!

A e dini se akademia e shkencave punon pa një tematikë vjetore mbledhjesh të asamblesë!

A e dini se zgjedhjet për kryesinë e asamblesë të akademisë së shkencave janë bërë në kundërshtim me ligjin në fuqi!

A e dini se nga pesë dokumente për reformim që duhej të prodhonte akademia e shkencave ka propozuar vetëm një dhe atë të pa shoqëruar me bilanc financiar, në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë!

A e dini se akademia e shkencave nuk ka një plan prioritetesh studimore vjetore!

A e dini se për një periudhë 4 vjeçare mbi 20 përqind të fondeve të botimit e kanë marrë antarët e kryesisë së akademisë së shkencave dhe të këshillit ekzekutiv të saj.

A e dini se revistat e akademisë së shkencave nuk janë të indeksuara në asnjë platformë digjitale europiane!

A e dini që akademia e shkencave jep ta zemë çmimin për veprën më të mirë kushtuar Skënderbeut ndërkohë që në përbërjen e saj nuk ka asnjë specialist të asaj periudhe!

A e dini që prej tre ose katër mandatesh në akademinë e shkencave drejtojnë pak a shumë të njejtët njerëz?

A e dini se pothuajse 75 përqind e antarëve të akademisë së shkencave nuk kanë asnjë botim në revista ose shtëpi botuese në vende perëndimore ose në gjuhë të huaj?

A e dini që pothuajse asnjë akademik i Shqipërisë nuk është ftuar nga ndonjë akademi shkencash perëndimore për vizitë pune ose referim shkencor!

A e dini që studimet që botohen në revistat shkencore të akademisë së shkencave nuk kanë thuajse asnjë oponent të huaj!

A e dini që akademia e shkencave e Shqipërisë nuk ka sot asnjë projekt studimor të financuar nga fondet e Bashkimit europian!

A e dini pra se ajo është kthyer dhe do të mbetet një institucion pa asnjë dobi shoqërore por që harxhon me të dyja duart taksat tuaja! Qindra miliona lekë te harxhuara pa matur asnjë element të dobisë shoqërore të institucionit!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Zbardhen SMS-të/ Ministrat shpërthejnë ndaj Endri Fugës: T’i q..robt

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Virusi logjik i tautologjisë!

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia i jep fund mbylljes totale/ Çfarë u vendos për kufijtë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendosur t’i japë fund mbylljes totale.

Mësohet se qeveria greke ka hequr oraret policore dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa orar të kufizuar. Nga dita e hënë rihapen kopshtet dhe çerdhet.

Gjithshtu Greqi ka hapur kuftijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa për kufijtë me Shqipërinë nuk ka ende ndonjë vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE