LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimet/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

16 Korrik 2019, 20:05, Aktualitet CNA
Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimet/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, mund të cilësohet pa frikë si kryebashkiaku më jotransparent.

Edhe propagandën e bën në errësirë. Aq i tmerruar duket për arsye që i di ai, saqë zhduk komentet kritikuese të qytetarëve në rrjetin e tij social.

Por, ka edhe raste, që nuk ka arritur t?i mbajë dot nën kontroll, të vërtetat që qytetarët ia plasin në faqen e tij zyrtare.

Në postimin e tij të fundit, në rrjete sociale, ku reklamon dritat e vëna në rrugën ?Dritan Hoxha?, qytetarët nuk i kanë kursyer të vërtetat por as ironitë.

?Edhe rruga Dritan Hoxha me semafor LED. Pas rregullimit të tabelave, ekipi është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj. Kujdes, respekto shpejtësinë e lejuar!?, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Por, ky postim ka sjellë reagimin e një qytetari, i cili i ka kujtuar shkatërrimin e Tiranës, Veliajt si dhe zëvendësimin e gjelbërimit me beton.

?Gjëja më jo normale këta semaforë të këtij lloji. Në çdo vend të botës ne do bëjmë ndryshe nga bota, semafori është semafor, këto nuk janë semaforë, këto duken dhe janë drita ose neone si mund t?i quash kot me kot. Edyta nuk e bën drita një vend të bukur, por pemët gjelbërimi, i cili mungon. Shyqyr në vend të gjelbërimit kemi pallate, gradaçela dhe disave ju duket Dubai, Tirana?, shkruan një qytetarë.

Ndërkaq një tjetër qytetar ia nxjerr zbuluar propagandën, duke i shkruar që të rregullojë rrugën se është më gropa.

As ironia nuk ka munguar ndaj ?lalit? dhe propagandës mashtruese të tij.

?Është për të shkulur mustaqet si tek filmi ?Kapedani?. Nëpër europë dhe në botë i kanë hëngër  semaforët, se s?kanë çfarë të hanë, prandaj dhe s?ka as drita, as semaforë nëpër rrugë. Ne kënaqemi me kausha akulloresh bosh?, thumbon qytetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga