LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri/ Partneri ish miss-it bën gjestin prekës

16 Korrik 2019, 16:59, Aktualitet CNA
U shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri/ Partneri ish miss-it bën

Ish miss Italia Gessica Notaro është një nga vajzat më të komentuara për shkak të ngjarjes ku u sulmua nga ish i dashuri i saj në vitin 2017.

Gessica mbeti e shpërfytyruar pasi ish i dashuri i hodhi acid në fytyrë, i cili tashmë është i dënuar me 15 vite burg.

Gessica i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale në fytyrë për të rregulluar disi pamjen, por njëri sy ka mbetur shumë i dëmtuar saqë ish misi detyrohet ta mbulojë me fashë.

I dashuri i saj aktual Marco ka bërë një gjest mjaft prekës në lidhje me këtë, pasi për të nbështetur të dashurën e tij ka mbuluar dhe ai syrin.

Forca dhe guximi me të cilin u përball me dhjetra operacione kirurgjikale dhe këmbëngulja e madhe për të fituar drejtësinë, e bëri Gessica Notaron një simbol të grave të cilat kanë rënë viktima të dhunës.

 

Lajmet e fundit nga