Connect with Us

Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Aktualitet

Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Publikuar

-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.

“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.

Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, viti 2011

Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.

Por, si e vrau Lulzim Basha ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, njeriun që e bëri kryebashkiak të Tiranës.

Në fakt, Arben Ristani në vitin 2011, ishte njeriu që luftoi me mediat, me opozitën, me gjithçka kishte në dorë në atë kohë. Edi Rama ia vësuli të gjitha Arben Ristanit, deri edhe në kërcënimet me jetë. Dhe gjithçka kishte të bënte me mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, mandat të cilin Arben Ristani ia dha në tavolinë Lulzim Bashës, pas rinumërimit të dyshimtë të votave në kryeqytet.

Por, çfarë ndodhi më pas?

Arben Ristani duke folur në Kuvend
Arben Ristani duke folur në Kuvend

Në vitin 2013, Arben Ristani zgjidhet deputet në listën e PD-për Vlorën, nga Sali Berisha. Shpërblim ky ose jo, nuk ka rëndësi, ai tashmë kishte filluar karrierën politike në PD.

Vjen Lulzim Basha, zgjidhet kryetar, Ristani kandidon, por përballë ka dy rivalë të tjerë, të cilët duket se janë të fortë. Enkelejd Alibeaj dhe Eduart Selami.

Ristani me mbështetjen e elitës së vjetër të PD-së, apo senatorëve të saj, të njerëzve që kishin mbështetur Sokol Olldashin, zgjidhet numri dy i PD-së, me një diferencë me rreth pesë vota, me rivalin e tij kryesor Enkelejd Alibeaj, i cili kishte dhe bekimin e Lulzim Bashës.

Këtu filloi dhe shkatërrimi i karrierës politike të Arben Ristanit. Megjithëse ai punonte ditë e natë dhe zbatonte çdo urdhër të Lulzim Bashës, megjithëse në emër të Bashës shkoi dhe shkatërroi degët e PD-së, largoi nga PD-ja njerëz. Çfarë nuk bëri që të merrte besimin e Lulzim Bashës, por atë nuk e fitoi kurrë.

Pasi kishte hyrë në një garë pa lejen e tij, Ristani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe asnjë ditë dhe asnjë çast, në shumë raste nuk u pyet fare, për zhvillimet dhe organizimin e PD-së. Çdo gjë i jepej gati, dhe ai vetëm firmoste.

Ristani pranoi të bënte gjithçka, vetëm që të kishte besimin e kreut të PD-së. Por, megjithë përulshmërinë e tij deri në neveri, Lulzim Basha kurrë nuk e pranoi si numrin dy të Partisë Demokratike. Kurrë nuk e pranoi si partner politik.

Por, gjithnjë e më shumë e përdhosi, e linte jashtë vendimmarrjes dhe nuk e pyeste kurrë. Çdo hap që hidhej, ishte pa dijeninë e Ristanit. Të paktën kështu pretendohej apo deklarohej nga ai shpesh.

LEXO EDHE:  Investime para dhjetorit në sistemin e vaditje-kullimit

Mësimin e fundit, Lulzim Basha ia dha në zgjedhjet e vitit 2017, duke e kandiduar të katërtin në qarkun e Vlorës, ku në vitin 2013, pra katër vite më parë, PD kishte marrë vetëm tre mandate deputetësh.

Përpara Arben Ristanit vendosi një aleat si Vangjel Dule, i cili katër vite më parë kishte qënë pjesë e koalicionit të socialistëve.

Por, mesa duket është e qartë që Lulzim Basha nuk e ka dashur në krah Arben Ristanin. E mori e hodhi në “kosh të plehrave”, nuk i dha as mandat deputeti, megjithëse ky i fundit i kishte dhënë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ristani përpëlitet sërish pas kreut të PD-së, kërkon të kapë ndonjë kockë, pranon ndjesën e Lulit, e mbështet atë në garën për kryetar të PD-së dhe turpësisht bashkë me disa sekretarë të tjerë të cilët Luli i “shkeli me këmbë”.

Ka provuar në heshtje dhe publikisht vetëngrirjen e Lulit, proçesin e falsifikimit dhe manipulimit, vjedhjes së votave brenda PD-së, një garë false dhe një rival të pavlerë.

Nga ana tjetër, ishin po këta, Arben Ristani e shokët e tij të cilët çertifikuan proçesin zgjedhor dhe riorganizimin e PD-së, duke zhvilluar një masakër elektorale brenda trupës së Partisë Demokratike. Duke përjashtuar, denigruar, dëbuar dhe përçarë strukturat e saj.

Dhe tani, pas dy vitesh të gjithë po mësojnë të vërtetën. Atë që Ristani e ka ditur, por nuk e ka thënë kurrë me gojën e tij. Atë që Ristani e ka pranuar në heshtje, por nuk e tha kurrë me zë të lartë.

Tani, pas gjashtë vitesh të Bashës si kryetar, pas katër vitesh ku si sekretar e tallnin dhe pas dy vitesh si ish-sekretar e diskeditojnë, Arben Ristani filloi të flasë.

Por, të paktën më mirë një fund i dhimbshëm, sesa një dhimbje pa fund. Ka ardhur koha që të dëgjohen edhe të vërtetat e Arben Ristanit, edhe të shumë të tjerëve, të cilëve më në fund, iu dëshën kaq kohë, që të kuptojnë se kush ishte Lulzim Basha dhe sa shumë i kishin munguar të vërtetat demokratëve dhe cila është ajo që duan ata brenda PD-së.

Tani ka më shumë ditë sesa kuleçë, le të presim dhe të shohim se çfarë po ndodh vërtetë brenda PD-së, me shumë prej drejtuesve të saj dhe ish-drejtuesve, të cilët mendojnë dhe janë të bindur se largimi i Lulzim Bashës, sjell edhe largimin e Edi Ramës.

Basha për ta është personi përgjegjës, i cili në gjashtë vite i dorëzoi gjithçka dhe çdo pushtet në tavolinë Edi Ramës, duke u treguar i paaftë, i dështuar, pa folur më tej edhe për marrëveshjen e 17 majit, e cila përfundoi me 16 milion eurot në xhepat e e familjarëve të Lulzim Bashës./ CNA.al

Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Genc

    16 Korrik, 2019 at 8:37 pm

    Elvi Fundo per shum gjera te jap te drejt ne shkrimet tuaja kritike ndaj PD por ne kete rast te lutem mjaft.
    Nese ka nje arsye thelbesore pse PD ka ardhur deri ne kete gjendje eshte edhe prania e Ristanit ne ate parti. Nuk behet partia me njerez qe nuk e kane ne ideal partine dhe ti e di shum mire. Ai eshte nje ordiner qe nuk ka vend ne ate parti. Eshte bere gjeja shum e mire qe eshte larguar nga drejtimi i partise ky pijanec.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kandidati i PD përballë Veliajt?

LEXO EDHE:  Investime para dhjetorit në sistemin e vaditje-kullimit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kryemadhi “masakron” Ramën/  Numëron dështimet e qeverisjes

LEXO EDHE:  Gazment Bardhi i përgjigjet Artan Hoxhës/ Ja pse nuk u paraqit në Prokurori

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: