Connect with Us

Shtypi i ditës, 16 korrik 2019

Aktualitet

Shtypi i ditës, 16 korrik 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 16 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Rama: Qeveria s’ndryshon. Basha: Koha për zgjidhje”, ndërsa një tjetër titull vijon “Isuf Kalo: Përplasja e Nexhmijes me Fiqiretin”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Legalizimet, skemë e re për aplikimet në 2005 dhe në 2006.”, ndërsa një tjetër titull vijon “Miq apo të dashuruar”, Isuf Kalo zbulon lidhjen e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën gjatë luftës”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 28 prill 2018

“Shekulli” ka si titull kryesor “Informaliteti, qeveria rikthen kërcënimet me gjoba për biznesin”, ndërsa një tjetër titull vijon “Portali i punësimit, 1080 mësuesit që futen në provim”.

“Koha Jonë” ka si titull kryesor “Krimi i organizuar heton presidentin”, ndërsa një tjetër titull vijon “Presidenti Ilir Meta: Propaganda dhe hetuesia, dy shtyllat që mbajtën në këmbë komunizmin”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 28 prill 2018

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 24 prill 2019

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Publikuar

-

Nga

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmjen e sotme për partinë G99, që lindi nga lëvizja Mjaft.

Veliaj e cilësoi G99-ën si dështim spektakolar, ndërsa tregoi se partinë e quajti G99 pasi ishin 100 veta dhe njëri prej tyre mungoi.

Socialisti deklaroi në emisionin “Dola te Ola” se për të ia vlen si eksperiencë pavarësisht se provoi dështimin.

Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.

E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë. Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, tha të dielën se mbështet hetimin ndaj Guvernatorit Andrew Cuomo, në lidhje me akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga pesë gra, shumica e të cilave kanë punuar më parë si ndihmëse të tij.

Ngacmimi seksual nuk është kurrë i pranueshëm dhe nuk mund të tolerohet kurrë“, tha demokrati Schumer, para gazetarëve në një konferencë shtypi. “Gratë duhet të dëgjohen … pretendimet e secilës prej tyre duhet të merren seriozisht”, shtoi ai.

Ai i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese” dhe tha se mbështeste hetimin e nisur nga zyra e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

Unë kam shumë besim tek ajo. Besoj se ajo do të sigurohet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, politikisht apo të çdo lloji tjetër“, tha zoti Schumer.

Zoti Cuomo ka thënë se nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vazhdojë të drejtojë shtetin e Nju Jorkut ndërsa përballet me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Nuk do të jap dorëheqjen për shkak të akuzave“, u tha zoti Cuomo gazetarëve të dielën, sipas njoftimeve në media. “Eshtë e gabuar të publikosh akuza përpara se të dihet nëse ato janë të besueshme … Duhet të lëmë prokuroren e përgjithshme të bëjë punën e saj“, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 28 prill 2018

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 29 prill 2019

Sipas akuzave më të fundit kundër guvernatorit demokrat, gazeta “Wall Street Journal” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse, Ana Liss, tha se në 2014 zoti Cuomo ndonjëherë e përshëndeste atë me një përqafim dhe puthje në të dyja faqet, duke i thënë “e dashur”, e duke i puthur dorën. Ajo tha gjithashtu se zoti Cuomo e kishte pyetur nëse kishte të dashur.

Gazeta “Washington Post” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse për marrëdhëniet me shtypin, Karen Hinton, tha se në 2000 zoti Cuomo kur ishte Sekretar federal i Strehimit nën Presidentin Bill Clinton, e kishte përqafuar atë në një dhomë hoteli pas një aktiviteti pune.

Akuzat e reja u shfaqën pas atyre të bëra nga tre gra që e kishin akuzuar 63 vjeçarin Cuomo, për ngacmim seksual apo komente të papërshtatshme. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me hetimin që po kryen zyra e zonjës James.

Guvernatori, i cili i ka refuzuar thirrjet për dorëheqje që kanë ardhur edhe nga ligjvënës demokratë të njohur të shtetit, javët e fundit është vënë përballë edhe një tjetër sfide, asaj që lidhet me akuzat se administrata e tij u përpoq të ulte numrin e banorëve të shtëpive të të moshuarve që kanë humbur jetën nga COVID-19./voa

LEXO TE PLOTE