Connect with Us

Shijet më delikate dhe të veçanta botërore, vetëm në rrjetin lider të supermarketeve në Shqipëri

Aktualitet

Shijet më delikate dhe të veçanta botërore, vetëm në rrjetin lider të supermarketeve në Shqipëri

Publikuar

-

Marka Spar ështe një markë ndërkombëtare, që përfaqëson jo vetëm rrjetin lider të supermarketeve në Shqipëri, por edhe një markë, nën logon e të cilit prodhohen me qindra produkte, me cilësi që spikat në të gjithë tregun vendas dhe jo vetëm.

Të prodhuara në fabrikat më të mira europiane, kryesisht në Holandë (nga ku marka e ka origjinën), Itali dhe Austri, produktet unike të Spar, ruajnë të njëjtën cilësi në çdo vend të botës, duke mos bërë asnjë dallim midis konsumatorëve, pasi për Spar, klientët janë të gjithë të njëjtë dhe ata meritojnë të marrin të njëjtin standard të cilësisë së produktit dhe shërbimit, pavarësisht koordinatave gjeografike ku ata ndodhen.

Për pak muaj mbushet viti i tretë që Spar operon në Shqipëri, duke e nisur rrugëtimin me vetëm 10 dyqane. Sot, 2 vite e gjysmë më vonë, numërohen 50 dyqane që mbajnë logon Spar dhe Interspar, ndërsa ende nuk janë mbyllur planet për çeljet e reja në vazhdim, deri në fund të vitit.

Zgjerimi i vazhdueshëm i Spar, vjen falë punës së pandalshme të mbi 600 punonjësve të dedikuar me përkushtim ndaj nevojave konsumatore për një shërbim cilësor dhe shembull për gjithë tregun. Falë kësaj pune të parreshtur, Spar është përqafuar shumë mirë nga konsumatori, pikërisht si brand ndërkombëtar, por edhe falë faktit që është pjesë e Grupit Balfin, emër që jep garanci dhe besueshmëri në të gjithë sektorët ku operon. Spar, është i specializuar në krijimin e disa linjave produktesh, të cilat u përshtaten konsumatorëve me nevoja specifike, të veçanta dhe që dëshirojnë të kujdesen më mirë për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës. Më poshtë po i rendisim në mënyrë të detajuar.

Spar Natural 

SPAR Natural u zhvillua për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të konsumatorëve për zgjedhje më të shëndetshme duke i mundësuar markës globale SPAR një mundësi për të diferencuar edhe më tej veten nga konkurrenca.

Konsumatorët, të ndërgjegjshëm ndaj shëndetit, pretendojnë shumë më shumë nga industria e ushqimit sot, dhe SPAR, si lider i afirmuar brenda sektorit të tregtimit të standardizuar, vendos një standard të ri në fushën e shëndetit dhe mirëqënies, duke ofruar produkte nën emrin e Spar Natural. Ky koncept përqëndrohet në ofrimin e produkteve vegjetariane, vegane, organike, pa gluten, pa grurë, pa përbërje qumështore, pa laktozë dhe pa sheqer; dhe mbështet angazhimin e SPAR për produkte të freskëta, të shëndetshme, ushqyese dhe të qëndrueshme.

Spar Bio 

Linja Bio, është simbol i Spar në produktet që prodhohen me anë të bujqësisë organike. Është një linjë e gjerë produktesh që prek që nga produktet e bulmetit deri tek bishtajoret dhe fruta-perimet. Të gjitha këto produkte janë të mirë-përzgjedhura, të çertifikuara dhe të paketuara në një ambient të mbrojtur dhe të sigurtë, për të shmangur çdo trajtim me ushqyes kimikë dhe konservues.

Cilësia Spar, e kombinuar me një eksperiencë të veçantë në këtë sektor, përkthehet në një ofertë të pasur, të seleksionuar, të shijshme dhe me ushqime absolutisht të sigurta. Mirëqënia dhe shëndeti sëbashku në një zgjedhje që bashkon natyrën, mirëqënien dhe shijen.

Marka Spar e linjës Bio është e çertifikuar dhe përmbush të gjitha standartet e kërkuara nga legjislacioni i Bashkimit Europian. E për më tepër, Spar ushtron në mënyrë të rregullt edhe kontrollet e veta ditore, për të garantuar cilësinë e lartë të produkteve të tij. Këto produkte mund të dallohen fare thjeshtë, ku në paketimin e tyre ndodhet e stampuar logo identifikuese Bio e BE, e cila vërteton se një produkt është çertifikuar nga Agjensia e autorizuar e kontrollit ushiqmor, si produkt organik. Kjo do të thotë që ky produkt ka përmbushur të gjitha kriteret strikte në proçesin e prodhimit, përpunimit, transportit dhe magazinimit. Pulla identifikuese ka formën e gjethes jeshile të përbërë nga yjet. 

LEXO EDHE:  Fat por edhe humanizëm/ Fëmijët jetimë fitojnë lap-top te SPAR, kompania u jep edhe shumë dhurata të tjera

 

Spar Premium  

Ekselenca lind atje ku ka pasion për shije. Kjo është motoja e linjës Spar premium, e cila ju uron mirëseardhjen në botën në të cilën cilësia e lartë ushqimore takon tavolinën tuaj.  Kjo linjë është tërësisht e bazuar në kulturën dhe ekselencën e ushqimeve italiane.

Nëpërmjet eksperiencës, studimit të thellë dhe të vazhdueshëm, Spar përzgjedh më të mirën e prodhimeve ushiqmore italiane dhe u ka ofruar këtyre produkteve të shkëlqyera, garancinë e një privilegji të caktuar në të gjitha tryezat e konsumatorëve tanë.

Produkte të mirë-seleksionuara, proçese përpunimi të kujdesshme dhe tradicioniale, çertifikime europiane DOP, IGP, STG – të cilat sigurojnë që teknologjia e prodhimit, tradita e rritjes, kultivimit dhe përpunimit të produkteve e ka prejardhjen vetëm nga një vend gjeografik i përcaktuar italian; janë në thelb të fokusit të Spar.

Vëmendje ndaj intolerancave ushiqmore 

Përkushtimi i Spar për të ofruar produkte për të gjithë konsumatorët dhe nevojat e tyre specifike nuk mund të linte jashtë vëmendjes dhe konsumin për ata që kanë intoleranca ushqimore. Janë të shumtë ata konsumatorë, të cilët, në varësi të sistemit të tyre imunitar mund të kenë probleme nga sistemi gastro-intenstinal, i cili has vështirësi në tretjen dhe përthithjen e elementëve ushqyes të disa lloje produktesh. Kjo sjell çrregullime në organizëm, të ngjashme me ato të një alergjie. Kështu, linja “free from” është linja e dedikuar e Spar, që ofron produkte pa laktozë apo pa gluten, duke iu ofruar të gjithë atyre konsumatorëve me intoleranca ushqimore, të mos heqin dorë nga ushqimet e preferuara, pasi Spar ofron të njëjtat ushqime pa substanca alargente, duke ruajtur shijen, cilësinë dhe çmimet më të mira.

Shije nga  Bota

Nuk është e nevojshme të aplikoni për vizë apo të shkoni shumë larg, për të provuar të gjitha shijet e botës. Ushqime të ndryshme që nga Meksika, Australia, Kina apo Japonia, i gjeni të mbledhura në një vend të vetëm, në Spar Albania.

Qindra produkte nga vende të ndryshme të botës, mbushin raftet e një seksioni të veçantë në Hipermarketete Interspar dhe supermarketete Spar, që i dallon nga të tjerët. Shije të paprovuara më parë, të kuzhinës botërore, vijnë kaq pranë shtëpisë tuaj, pa ju dashur të shkoni shumë larg.

Kjo do të thotë se jo vetëm klientët shqiptarë të Spar mund të prekin botën duke qenë në vendin e tyre, por edhe turistët, të huaj me banim në Shqipëri, apo shqiptarët që kthehen në atdhe nga emigrimi për t’u çmallur me familjarët, mund të ruajnë standardin ushqimor që janë mësuar në vendet e origjinës, duke i gjetur produktet e tyre të preferuara edhe pse janë shumë milje larg.

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon./ CNA.al

[smartslider3 slider=22]

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Spar Albania dhuron një apartament në shorteun e fundvitit

LEXO EDHE:  Fat por edhe humanizëm/ Fëmijët jetimë fitojnë lap-top te SPAR, kompania u jep edhe shumë dhurata të tjera

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Fat por edhe humanizëm/ Fëmijët jetimë fitojnë lap-top te SPAR, kompania u jep edhe shumë dhurata të tjera

LEXO EDHE:  Kjo është mundësia juaj e vetme për të fituar një shtëpi në plazh!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: