Aktualitet
Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

Sistemi është i kapur, gjithçka kalon nga të njëjtat duar, të cilat kanë qenë nën kontroll apo janë paguar direkt dhe indirekt nga Fondacioni i multimiliarderit Xhorxh Soros.
Një sistem politik ku partia “Mëmë” është Soros, ndërsa bijtë e saj janë shpërndarë sa në PS dhe PD. Më shumë se betejë politike midis palëve duket si përplajse e rrymave brenda një partie që synon komandimin.

Këtë panoramë të skenës politike shqiptare e lexon lehtësisht pas ripublikimit të një interviste të Soros, 14 vite më parë në Tiranë. Klasa politike e dalë nga Ramiz Alia pas vdekjes së tij ka gjetur një tjetër at shpirtëror, ai është Soros.
Ai thekson “Investimet përmes fonacionit për ngritjen e një shoqërie të hapur në fakt i ka bërë njerëzit të asociohen si me Berishën ashtu edhe me Ramën. Kjo më bën të lumtur pasi ky është edhe koncepti i shoqërisë së hapur. Rama më vlerësoi si ‘Qytetar nderi i Tiranës” kur ishte kryebashkiaku Edi Rama, por unë u takova edhe me Berishën“.
Ky qëndrim i Soros dhënë për Sokol Ballën, në vitin 2005, tregon qartë skemën e kapjes së sistemit

politik shqiptar dhe përfundimisht heq çdo hije dyshimi mbi akuzat ndaj Edi Ramës, ministrave e stafit të tij, Lulzim Bashës sektit të tij të UET dhe Soros, por dhe shumë bashkëpunëtorëve dhe drejtuesve, Veliajt si këlyshi më i ri dhe i uritur. Pa lënë mënjanë edhe shumë gazetarëve dhe analistëve, duke treguar se janë vegla të një fondacioni dhe kushdo të vijë në pushtet i shërben atij dhe jo interesave të shumicës së qytetarëve shqiptarë./ CNA.al
Njerëzit e Sorosit në PS dhe PD/ Deklarata e miliarderit, 14 vite më parë