Connect with Us

Njerëzit e Sorosit në PS dhe PD/ Deklarata e miliarderit, 14 vite më parë

Aktualitet

Njerëzit e Sorosit në PS dhe PD/ Deklarata e miliarderit, 14 vite më parë

Publikuar

-

Debati për Sorosin është kthyer në qendër të vëmendjes në Shqipëri.

Mbrëmë gazetari Sokol Balla duke bërë rolin e avokatit të Sorosit, ka risjellë intervistën  14 viteve më parë, që George Soros, kishte dhënë për të.

George Soros është njeriu i cili ka investuar në Shqipëri përmes fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur”.

Në intervistën e dhenë para 14 viteve ai ka folur në lidhje me mbështetjen politike që i ka ofruar si PS ashtu edhe PD.

I pyetur nga gazetari Balla nëse ka pasur ndikim në jetën politike shqiptare, Soros tha se është munduar gjithmonë të bëjë gjënë e duhur edhe pse jo gjithmonë mund të arrihet.

Soros deklaroi se me kryeministrin Sali Berisha kishin konsumuar një drekë dhe diskutuar për të ardhmen e vendit duke harruar ndasitë mes tyre.

Gjithashtu ai tha se ndihej krenar që shumë njerëz janë mbështetur nga fondacioni i tij si nga PS ashtu edhe nga PD.

“Fondacioni ka si qëllim ngritjen e shoqërisë së dhe kjo do të thotë se jo gjithmonë janë të përsosur dhe jo të gjithë kanë të drejtë. Ndonjëherë edhe pse tentojmë të bëjmë gjënë e duhur nuk mund te themi se gjithmonë e arrijmë. Me Berishën kam ngrën drekë dhe nuk ju kthyem të shkuarës, por pamë drejt së ardhshmes. Investimet përmes fonacionit për ngritjen e një shoqërie të hapur në fakti i ka bërë njerëzit të asociohen si me Berishën ashtu edhe me Ramën. Kjo më bën të lumtur pasi ky është edhe koncepti i shoqërisë së hapur. Rama më vlerësoi si ‘Qytetar nderi i Tiranës” kur ishte kryebashkiaku Edi Rama, por unë u takova edhe me Berishë, prandaj askush nuk mund të më thotë se mbështes njërin krah”, ka thënë George Soros, në intervistën e para 14 viteve.

LEXO EDHE:  Basha dhe zyra e shtypit në PD tallen me Sekretarin e Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët

Në fakt shumë prej politikanëve apo dhe njerëzve të drejtësisë që kanë dalë nga duart e tij, sot të gjithë e mohojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Haradinajt/ Rama po rrezikon negociatat

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE