LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një yll më shumë iu shtua qiellit”/ Ndahet nga jeta bashkëshorti i artistes së njohur shqiptare

16 Korrik 2019, 13:29, Aktualitet CNA
“Një yll më shumë iu shtua qiellit”/ Ndahet nga jeta

Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta bashkëshorti i këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela, Pjetër Rodiqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Irma Rodiqi, e cila mes dhimbjesh ka treguar se babai i saj është larguar nga kjo jetë.

?Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t?ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zëvendësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka pasur fatin ta njohë?,-shkruan Irma Rodiqi.

Lajmet e fundit nga