Connect with Us

Nis shtrimi i tapetit në “Arena Kombëtare”, stadiumi thuajse gati

Uncategorized

Nis shtrimi i tapetit në “Arena Kombëtare”, stadiumi thuajse gati

Publikuar

-

Edhe pak kohë kanë mbetur nga përfundimi i “Arenës Kombëtare”. Impianti modern, i cili nisi të ndërtohej në vitin 2016 tashmë ka marrë formë, teksa ka nisur puna për ndërtimin e fushës së blertë.

Deri tani ka përfunduar pothuajse 90% e punimeve dhe pritet që në muajin shtator stadiumi të jetë gati për eliminatoret e Europianit. Impianti modern do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Vendimi i Gjykatës për Tahirin/ Si i shpëton burgut ish ministri

Publikuar

-

Nga

Pas gjashtë orësh pritje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka vendosur 5 vite burg që sipas gjykimit të shkurtuar përkthehen në 3.4 vite që konvertohen në shërbim prove.

Pra, Tahiri njihet fajtor për shpërdorim detyre nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vendimi për Tahirin/ Maks Haxhia: Gjykata nuk ka rrugë tjetër, të jap pafajësinë

Publikuar

-

Nga

Avokati i ish ministrit Tahiri, Maks Haxhia, ka theksuar se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.

“E them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie”, tha Haxhia për Open.

Më herët Haxhia  zbuloi arsyet e vonesës prej më shumë se pesë orësh të trupës gjykuese në dhënien e vendimit. Haxhia tha se vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar.

“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar. E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veçse të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vdekja e gazetares/ Spikerja nuk mban dot lotët kur jep lajmin

Publikuar

-

Nga

Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë, Edona Musa, nuk ka arritur që të mbajë dot lotët, teksa ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të koleges Ardita Sylejmani.
Spikerja ka dhënë lajmin teksa lotonte, duke i kërkuar falje të gjithë spektatorëve për emocionet. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në Budapest të Hungarisë. Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.
Mediat kosovare raportojnë se gazetarja ka pasur komplikacione shëndetësore dhe ka ndërruar jetë sapo ka sjellë në jetë vajzën e tretë. Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari./CNA.al

LEXO TE PLOTE