LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

16 Korrik 2019, 09:48, Aktualitet CNA
Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. ?Kandari? priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia ?hipi? Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin ?Rozafa?. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ?Ma ke treguar!?

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

? Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

? Si e zbulove këtë profeci? ? e pyeti Filipi.

? Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

? Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala?/CNA.al

Lajmet e fundit nga