Connect with Us

Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

Aktualitet

Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shfaqur mbrëmë në media e nervozuar dhe jashtë kontrollit.

Deklaratat që ka bërë janë ato të përhershmet, duke akuzuar të njëjtit me të cilët LSI ka qeverisur më herët, duke ndarë tepsinë e pushtetit.

Mund të themi ka qeverisur, pasi më shumë dyshohet se ka zhvatur, ka rrjepur dhe ka përfituar.

Gjestet dhe fjalët e mbrëmshme të Kryemadhit, tregonin se ajo nuk ishtë në gjendje të kontrollonte veten.

“Kujt i plasi”, ishte një nga shprehjet e Kryemadhit, në emison, ndërsa lëshonte një lumë akuzash ndaj KQZ-së.

Fjalori i rrugës, sidomos në gojën e një gruaje që pretendon se është politikane, është i rëndë.

Në këto kushte, e tmerruar nga një hetim i mundshëm Kryemadhi tha, se nuk i trembet reformës në drejtësi pasi edhe një pallat që disponon, ia ka dhënë lejen Edi Rama

“Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. Një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. Ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij”, tha Kryemadhi.

Nëse nuk trembet nga hetimet, përse lëshon mesazhe dhe paralajmërime për kryeministritn Edi Rama?

Çështja se si e ka shtuar pasurinë Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta ka nevojë për një hetim të mirëfilltë, duke iu referuar të paktën asaj çfarë ka deklaruar nga viti 2003 e deri më sot.

Vetëm me pagat nga postet që kanë mbajtur çifti Meta -Kryemadhi, deklarojnë pasuri marramendëse prej miliona eurove.

Meta ka mbajtur poste të larta shtetërore që nga ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe së fundmi President, por sërish nuk justifikohet pasuria që ata deklarojnë.

Një pasuri të tillë, rëndom e deklarojnë biznesmenët dhe jo dy njerëz të politikës, që kanë zbitur në Tiranë pas asnjë pasuri.

Ndaj një hetim i mirëfilltë apo nga SPAK siç pritet, do të sqaronte një herë mirë faktin se si është vënë pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi.

Ndërkohë deri atëherë, urojmë që çifti në fjalë të ruajë kontrollin e vetes dhe të jenë në nivelin që iu kërkon detyra që kanë./CNA.al

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi “të zhytur” në luks

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro

 

1 Koment

1 Koment

  1. rrema

    16 Korrik, 2019 at 8:37 pm

    Cfar prisni nga nje KARAKURVE….
    Ne burg do shkojne hajdutet e thesarit te shtetit. Gjith shqiptaria e di qe ka vjedhur FLORIRIN…..

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE