LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujdesi shëndetësor në bregdet/ Manastirliu jep lajmin e mirë

16 Korrik 2019, 20:35, Aktualitet CNA
Kujdesi shëndetësor në bregdet/ Manastirliu jep lajmin e

Ministria e Shëndetësisë ka 4 vjet që ka hapur qendrat shëndetësore në bregdet dhe në zona turistike, të cilat funksionojnë me të gjitha kushtet.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në emisionin ?Dritare me Rudinën?.

?Ne sot turistëve dhe pushuesve iu ofrojmë investim në ambulanca të reja, iu ofrojmë investim me aeroplanë. Sa herë më marrin mua, unë iu them merrni 127. Unë iu them gjithmonë merrni 127, sepse mjeku është shumë i rëndësishëm. Vjet dhe sivjet ka pasur shumë raste për ndihmë mjekësore. Mjekët dhe infermierët janë ata që punojnë përditë. Ata vlejnë të përmirësohen?, ka thënë Manastirliu.

Ajo ka thënë më tej sejanë kujdesuar  të garantojmë kushtet bazë dhe kujdes për aksidentet, incidentet, në zona të banuara, në zona bregdetare, në zona ku ka turistë.

?Janë 37 ambulanca të reja në Shqipëri, që përdorin aparatura që nuk janë përdorur më përpara. Njësia e helikopterëve është tjetër shërbim. Kemi shërbim të koordinuar jo vetëm në shëndetësi. Kemi edhe dezinfektimin, kemi program për kujdesje për shëndetin e njeriut. Është kryer dizinfektimi në Shëngjin, në Divjakë, në Darëzezë etj. Këtë e kemi bërë në koordinim me shumë institucione. Ne duam sigurisht një turizëm të sigurt dhe të besueshëm, sigurisht?,  ka thënë Manastirliu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga